Rama zbulon pjesën sekrete të paktit me Bashën: Kush humb në zgjedhje bën këtë gjë!

Shqipëria

Rama zbulon pjesën sekrete të paktit me Bashën: Kush humb në zgjedhje bën këtë gjë!

Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:05
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në Klos, kur përpara simpatizantëve të pranishëm ka zbuluar një detaj të paktit me Lulzim Bashën.

Kjo pjesë e marrëveshjes nuk ishte bërë asnjëherë publike dhe është mbajtur sekret nga Rama deri më tani.

Kryeministri ka treguar se pjesë e paktit ka qenë dhe një përshëndetje e veçantë që nuk ka ndodhur asnjëherë thuajse mes dy forcave politike.... përshëndetjen për fitoren nga humbësi i zgjedhjeve.

“Mua më bën gogol. Ju e patë se si iu luta Lulit, si Romeo Zhuljetës. Dhe pse? Për Lulin jo, po për gjithë ata njerëz që rrezikohej të ngeleshin jashtë procesit dhe për Shqipërinë që nëse ne për interes partiak do të merrnim 100 deputetë dhe do e kishim plotësuar interesin tonë, interesi i Shqipërisë nuk ishte ky.

Dhe sigurisht që është shah, se Lulit i ka ngelur mendja te shahu. Lëvizjet bëhen po nuk i shpjegohen tjetrit.

Dhe u arrit në momentin e fundit sepse në momentin e fundit u bënë kushtet që të arrihej dhe u mblodh tensioni. Mati në shah lëvizjet.

Ose do kapim mat ata që duan të rikthehen për të na çuar mbrapa, ose do jetë Shqipëria prapë shah-mat siç ka qënë sa herë kanë pasur qeverinë.

Marrëveshja është shumë e qartë, kush do të humbasë do të përgëzojë fituesin...”- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat