Nisin hetimet për ‘Helenën shqiptare’, u përfshi në vrasjen e Ismail Lulit

Shqipëria

Nisin hetimet për ‘Helenën shqiptare’, u përfshi në vrasjen e Ismail Lulit

Më: 29 maj 2017 Në ora: 18:52
Igli Meta dhe Marijo Mema

Autoritet italiane kanë nisur një ditë më parë hetimet për Ambra Salijin, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Ismail Lulit.

Vendimi për hetimin ndaj vajzës u mor në seancën e një muaji më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Pesaro-s, ku për vrasjen e Lulit u dënuan Igli Meta dhe Mario Mema.

Meta, i cilësuar ekzekutori i vrasjes është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Mema është dënuar me 28 vite e 4 muaj burg, si bashkëpunëtor në krim.

Igli Meta dhe Marijo Mema

Image

Kreu i gjykatës, Stefano Marinelli, pasi lexonte vendimin e marrë ndaj dy të pandehurve, urdhëroi Prokurorinë e Urbino-s që të niste hetimet ndaj 20-vjeçares Ambera Saliji e dashura e Iglit, por e gatshme ta tradhtonte me të tjerë, përfshirë Ismail Lulin.

Kurthi

Ishte e diela e 19 korrikut 2015, dita e fundit e jetës së Lulit, të cilit iu pre fyti në kodrat e komunës italiane “Sant'Angelo in Vado”. Atë mëngjes, Igli telefonoi mikun e tij në biznesin e shpërndarjes së drogës, Memën. Ky i fundit ishte Mik me Ismailin. Ata ranë dakort që të shkonin në lumë për tu larë, por më parë duhet të bënin diçka tjetër: Të flisnin me Ismailin, ta pyesnin për tradhtinë e Ambras, pra ta bënin të rrëfente.

Por, si u tërhoq në kurth viktima? Ideja i erdhi Iglit. Ai i kërkoi Ambrës, të dashurës së tij, e cila i kishte treguar për tradhtinë me “një një mik” (pas presionit nga Igli), ti telefononte Ismailit dhe të linte një takim.

Image

Ambra

Ambra u bind. Ajo i shkroi një mesazh Ismailit, i cili ishte i vetëm në shtëpi. Në mesazh, 20-vjeçarja i kërkoi që ta takonte në 14:30. Ai pranoi.

Ambra i tregon Iglit për bisedën. Ky i fundit e kupton se vendi i zgjedhur nga vajza, në mes të Sant’Angelo in Vado, është i ‘gabuari’: Ka shumë njerëz dhe mund ti shohin.

Kështu, i kërkon që ta kontaktojë sërish Lulin dhe të fiksojnë një tjetër vend-takimi, në një vend të veçuar larg syve të njerëzve.

Ambra i bindet sërish. Sipas udhëzimeve të Iglit, ajo i dërgon një tjetër mesazh Lulit duke i kërkuar që të takohen jashtë qytetit dhe në një vend thuajse të shkretë, sidomos në atë të diel korriku. Ismaili sërish ra dakort.

Image

Viktima Ismail Luli

Por kur shkon atje nga pas i shfaqen Igli dhe Marjo, të cilët e ‘ftojnë’ në makinë. Viktima është çuar në një kodër, është lidhur në një kryq dhe është vrarë duke iu prerë fyti.  

Dëshmia

Më herët, Prokuroria e Urbino-s ka argumentuar se Ambra nuk është hetuar për bashkëpunim në vrasje, pasi nuk e ka pasur të qartë rrezikun kur i ka dërguar Ismailit ‘mesazhet kurth’.

Gjatë marrjes në pyetje, vajza është shprehur e bindur se i dashuri i saj kurrë nuk do ta vriste Lulin për xhelozi.

Pas krimit, Igli mori në celular Ambran duke i thënë se e kishte vrarë Lulin. Por, vajza nuk e denoncoi dhe e këshilloi të tregonte kujdes nga karabinierët.

Ndryshe nga prokuroria, gjykata ka vlerësuar se Ambra ka pasur përgjegjësinë e saj për ‘mesazhet kurth’ dhe se kishte qenë e aftë të parashikonte krimin kur (para vrasjes) Igli i ka treguar fotografitë e një thike. Për këtë, sipas gjykatës, ajo duhet të vihet nën hetim.

Ambra pas arrestimit të Iglit deklaroi se e donte atë akoma.

“igli e vrau Ismailin për mua. E dua, do ta pres gjithë jetën”, është shprehur ajo.

Por, tashmë vajza ka një të dashur të ri, po shqiptar. Madje siç raportojnë mediat italiane, ia ka prezantuar familjes dhe kanë planifikuar të martohen së shpejti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat