Rama: Votën duhet ta marrin ata njerëz që bëjnë punët më mirë

Shqipëria

Rama: Votën duhet ta marrin ata njerëz që bëjnë punët më mirë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:52
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama sot në Peshkopi zhvilloi takim elektoral me gratë dhe vajzat dibrane, ku foli për votën, që sipas tij duhet ta marrin ata njerëz që bëjnë punët më mirë.

Duke ironizuar me kreyn e PD-së, Rama tha se që kur ka takuar Bashën edhe ai është bërë demokrat.

“Në fund të ditës vota është për të marrë në punë grupin e njerëzve që do të kryejnë më mirë sipas teje, punët që ti ke nevojë. Po e marr nga fëmijët, duke menduar për gjithë prindërit që janë demokratë, demokratë jemi të gjithë ne, sidomos pasi takova dhe Lulin edhe unë demokrat jam. Por po flasim për ata që janë me bindje të djathta, që unë nuk e di se çfarë domethënë kjo, por nejse dhe do shkojnë të votojnë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje grave që të votojnë Partinë Socialiste nëse duan që punët në vend të vazhdojnë.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e gruas në shoqëri gjatë fjalës së tij, dhe tha se pa gratë burrat nuk mund të bëjnë asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat