Vasili: Ja cilët janë 2 sektorët që duhen korrigjuar nga qeverisja aktuale

Shqipëria

Vasili: Ja cilët janë 2 sektorët që duhen korrigjuar nga qeverisja aktuale

Më: 29 maj 2017 Në ora: 22:45
Kreu i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili

LSI përballë PS dhe PD në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Kreu i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili  në “5 Pyetje tek Babaramo” tregon pozicionin e partisë së tij mes dy partive më të mëdha në vend. 

Ku ndryshon programi i LSI nga PD e PS, por edhe një qëndrim ndaj deklaratave të kryeministrit Rama që shprehet se, pas 25 Qershorit, kërkon 71 mandate me qëllim që të mbajë timonin e qeverisë, pa pasur dikë tjetër në prehër. 

Vasili shprehet edhe se çfarë dhe cilët janë sektorët që duhen ndryshuar nga qeverisja aktuale.

Intervista e plotë
Për çfarë shërbeu marrëveshja Rama- Basha?

Marrëveshja Rama Basha thjesht ka zgjidhur një ngërc artificial që zgjati tre muaj, ne ishim të qartëqë ky ngërç të zgjidhej shumë shpejt. Ishte besoj një telenovelë e dëmshme për shqiptarët që duhet të mbaronte sa më shpejt. Vumë në dispozicion dhe mandatet tona. E kam përsëritur që vënia e mandateve në dispozicion ishte në të mirë e vendit, se ato ishin të fituara me vota. Të tjerët nuk bë sakrifica.

Kush?
Të dy palët që bënë kompromisin.

Ju keni qenë në tavolinë, si u la ky takim? Si u krijua takimi kokë më kokë Rama- Basha?
Takimi me krerët e grupeve parlamentare u kërkua nga Duka dhe Mediu. Çdo takim që synonte t’i jepte zgjidhje problemit ishtei mirëpritur. Ne ishim të vendosur në kulturën e dialogut apo refuzimit. Do shpjegojë edhe arsyet pse isha në tavolinë. Pata komunikime jo formale me përfaqësues të PS, më kërkuan edhe të mos jem në takim. U organizua takimi me krerët e grupeve parlamentare, dhe aty Rama i kërkoi një bisedë tetë a tetë me Bashën, ne i thamë "vazhdoni si ta keni të udhës".

Ishte improvizim takimi kokë më kokë, a e kishte përcaktuar më herët mes të dyve?
Mua s’më ka interesuar kjo gjë, paraditen e atij takimi unë kërkova zbatimin e paketës MCAllister. Kam folur shumë qatë që duhet t’ia kursejmë popullit këtë teatër.

Në atë takim me krerët e grupeve parlamentare, si ishte raporti mes partive pjesëmarrëse?
Të gjithë ishim dakord me paketën MsAllister, Rama s’ka qenë dakord me atë paketë, madje nuk i ka kthyer përgjigje as Bashës me shkrim. Ishte paketë logjikë, që krijonte besim, të gjithë ishin dakord përveç Ramës.  

Ajo që u aprovua nuk ishte paketa e McAllister....
Jo. Marrëveshja ishte shumë e qartë. Kishte të bënte që të krijontë
Ajo ishte shumë qarrtë, besim mes palëve, kishte të bënte me institucione që kishin lidhje me zgjedhjet, nuk kishin lidhje me drejtorin e OSHEE, burgjeve. Ishin paketë e re mes Bashës dhe Ramës.

Po flitet për bashkëqeverisje mes Ramës e Bashës, si e lexuat ju?
Unë lexova këtë që ka zgjedhje në qershor, e jo në tetor. Zgjedhje me opozitën. Pa të nuk mund të kishte zgjidhje. Ne e thamë që në fillim. Me një afat shumë të arsyeshëm. 

E prishët ju koalicionin me Ramën, apo ai me ju?
Ne nuk kemi prishur gjë. Ne kemi kërkuar zgjedhje me opozitën, gjë që ndodhi kemi kërkuar lëshime gjë që ndodhi, kemi kërkuar një qeveri besimi, qeveri besimi u krijua. Elementë të asaj që donte të LSI ndodhën në praktikë. I vetmi problem ishte humbja e një kohe të gjatë që ka krijuar çrregullim dhe dëm ekonomik.
 
Marrëveshjen Rama-Basha e shikoni si përsëritje të vitit 2008 ku PD-PS u bënë bashkë për të nxjerrë LSI
Nuk ka lidhje. Ne kemi kërkuar që çdo parti të konkurronte më vete dhe kjo ka ndodhur. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë që ka ndodhur. Por duheshin bërë përmirësime të Kodit Zgjedhor, duhet të hiqeshin koalicionet edhe nga Kodi.
 
Ky Kod Elektoral nuk prodhon një shumicë dërrmuese dhe imponon një lloj bashkëqeverisje, me kë do donit të bashkonit votat
Sot kemi përpara një objektiv elektoral, një mobilizim në nivel kombëtar të LSI por edhe të njerëzve të tjerë. Të realizojmë këtë objektiv pastaj kemi kohë të flasim për gjëra të tjera. E rëndësishme është që LSI të jetë forcë e parë dhe nuk duam të humbasim kohë me hamendje.
 
Si e shikoni atë që po ndodh në PD?
Jam tërësisht indiferent për çfarë ndodh në PD. Avantazhi ynë është programi ynë real për zhvillimin e Shqipërisë. Republikën e Re mund ta bëjnë të rinjtë e LSI por jo personazhe të vjetër dhe të lodhur.
 
 Po në fushatë shkohet dhe me një rezyme të qeverisjes 4-vjecare, keni ju një bilanc?
Në radhë të parë kemi një fushatë dhe çfarë do bëjmë

Po si e gjykoni 4-vjeçarin e fundit të kësaj qeverisje?
Është një pyetje shumë e madhe, mund të bënim një emision të tërë për këtë pyetje. Kemi pasur arritje afatgjata, si reforma territoriale dhe ajo në drejtësi se i shtrijën mandatete e tyre tej një mandati qeverisës. Dhe në fund të fundit dhe Reforma në Drejtësi u realizua me konsensus. Po ka pasur një person që shenjoi fatin e saj të mirë konsensual që ishte Ilir Meta.

Por kryeministri thotë duam timonin e qeverisë ta kemi të vetëm pa pasur dikë tjetër në prehër
Nuk bëj aludime, dëshira për të pasur pushtet të pakufizuar është nga shumë persona, por fati i këtyre dëshirave ka qenë i njëjtë. Të gjithë ata që kanë pasur pushtet të pakufizuar, i ka bashkuar fati i njëjtë, i keni parë si kanë përfunduar.

Në klimën e e plotësimit të listave, debate ka pasur tek PD
Na ktheve si në Luftën e Dytë Botërore

Po të dalë nr 2 i partisë të kërkojë shkarkimin e kryetarit të PD, krijohet një klimë jo e mirë e partisë më të madhe opozitare për ti lënë vend PS për të fituar
Nuk dua të futem në këto debate. Secila parti sheh raportin që ka me zgjedhësit dhe mbi raportet me zgjedhësit do tregohen dhe zgjedhjet që bën kryetari

Cilat janë pikat e programit tuaj për taksat?
Të gjitha programet elektorale kanë lëshuar tymnajën e radhës, bujën e radhës, marrjen fiktime të radhë sdhe mosmbajtjen e premtimit. Pika kryesore e jona ëhstë punësimi, jemi konslutuarme ekspertë me nivel kombëtar e të huaj dhe do hapim 170 mijë vende pune. Me një kalkulim specifik këto vende pune janë për të rinjtë, dhe të ndarë në sektorë. 35 mijë i krijon turizmi, 25 mijë bujqësia etj, këto janë shifrat themelore e të vërteta dhe nuk ka një cilësi së cilës nuk i afrohet një program tjetër. Pasi dëshira për të bërë mashtrimin elektoral të radhës ka marrë ca vota por ne nuk jemi për këtë. Fisku, motivim i biznesit për informalitetin e lartë.
Bizneset të kenë një tatim mbi fitimin në masën 5%.
Taksat shumë të larta demotivojnë, falimentim e për pasojë dhe papunësi. Bizneseve do t’i përgjysmohen taksat. Mbi 90% e bizneseve marrin frymë, s’kanë pse të jenë informate. Njëkohësisht me paketën fiskale, paga nga 350-2 mln tatimi vetëm 8%, një ulje mbi 2 herë. Pagat mbi 2 mln tatimi 10%, tatoheshin shumë dhe prodhoi që 12 mijë subjekte lindi informaliteti. Në këtë mënyrë, marrin mundësi më të mëdha, nuk zhvaten në mënyrë të pa dejtë. Ekonomia ka qendër të ekonomisë biznesin privat, ai punëson 90% të shqiptarëve. Një nga premtimet madhore që bëjmë, është që i largohemi ekonimisë propocianale, që i shpërnda të ardhura kot, por i përqendrojmë të bujqësia dhe turizmi, që do të kenë prioritet.

Si në bujqësi?
250 mln dollarë në bujqësi, ishte 50- 60 mln, do subvesionohen fara, pajisjet, edhe bërjen e TVSH zero, për produktet bujqësore. Në këtë mënyrë krijojmë premisa të vërteta për prodhimin bujqësorë. Nga 2 mln euro shkojmë në 4 mln euro. Janë dhe mijëra vende pune. Kemi dhe zhvillimin e turizmi. Shumë flasin bukur për turizmin, por është tërësisht spontan, por gjenerojnë shumë pak të ardhura. Turizmi 15% të GDP me programin e LSI.

Shifër e jashtëzakonshme...
Tërësisht e realizueshme, kemi turizëm jo profesional, spontan, dhe vende të pa shfrytëzuar. Përdorimi i vijës bregdetare është shumë primitiv.

Ndoshta nuk e kemi pasur traditë...
Po marrë vijën liqenore, kemi liqenin e Ohrit shihni si e përdorim ne, e më pas Maqedonia. Mungesa e politikave qeveritare e shumë të tjera, na ka bërë të humbasim vende punë pa fund. Kemi mësua shumë nga vendet e tjera. 

Si do arrini që 15 % e GDP të jetë nga turizmi? 
Ka pasur oferta të mëdha turistike për Shqipërinë, por nuk janë shfrytëzuar. Ne do çlirojmë nga tatimet dhe taksat këdo që zhvillon turizëm në zona malore e të thella. Nëse nuk orientojmë politikat dhe themi që ne do jemi garant për investime madhore s’jemi gjëkundi.
 
Si do zgjidhni konfliktin e pronës?
Ja gjen shteti dermanin kur do t’i bëjë një rrugë ligjit të pronës. Shteti bën sakrifica që mijëra familje të transformohen dhe që të kalojmë nga numërimi i turistëve fiktivë te turistët e vërtetë. Greqia doli nga kriza falë ishujve. Kemi mundësi shumë më pozitive se Greqia. Sot LSI është për politikë mbi prioritete.
 
Çfarë do korrigjonit nga qeverisja aktuale? 
Dy sektorë madhorë, arsim shëndësi. Nëse nuk i çojmë investimet e tyre në nivelin 5% në GDP, secila 5 % nuk jemi në rregull. Pa 5 % ne jemi shumë larg gjërave bazike dhe do kemi pakënaqësi. Dhe për arsimin njëlloj. Pa një infrastrukturë dhe pa minimumin e laboratorëve në shkolla nuk mund të ecim. Koncesionet në shëndetësi nuk janë koncesione por janë paratë e shtetit që i jepen privatit, nuk është se investon privati.
 
Ju do t’i njihni këto?
Rishikimi, verifikimi i mënyrës funksionale të tyre. Duhen parë patjetër.
  
Cili është më i dëmshmi sipas jush? 
Me koncesionet është blerë një dollap i bukur por brenda janë thelluar disa probleme të tjera. S’mund të jemi kaq naiv që të themi barna ka plot, ka mungesa të mëdha. Nuk mund tu japim këtyre përgjigje me koncesionet.
 
Qeveria thotë që janë ulur çmimet e barnave? 
Ka pasur që janë ulur dhe ka pasur që janë dyfishuar. Nuk kemi dashur t’i futemi kësaj polemike, por shifrat janë aty. Duhet të jemi realistë, ka orientime të mëdha me mungesën e barnave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat