KQZ shpërndan fondet publike për partitë në Shqipëri

Shqipëria

KQZ shpërndan fondet publike për partitë në Shqipëri

Më: 31 maj 2017 Në ora: 10:06
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) do të mblidhet të mërkurën (ora 13:00) për të miratuar shpërndarjen e fondit publik për 18 subjektet zgjedhore qe do konkurojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Sipas aktit, sasia e fondeve publike që do t’u shpërndahet si paradhënie këtyre subjekteve për fushatën zgjedhore është 65 milionë lekë. Nga ky fond, PS dhe PD do të përfitojnë pjesën dërrmuese.

Kështu, Partia Socialiste, e renditur e para në zgjedhjet e 2013-s për numrin e votave, do të sigurojë 28.044.942 lekë, ndërsa Partia Demokratike, e renditur e dyta do të marrë 20.771.018 lekë.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë 7.094.507 lekë, ndërsa Partia Republikane 2.050.791 lekë; Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 1.767.317 leke, Fryma e Re Demokratike 1.152.214 leke, Partia Demokracia Sociale, 467,450, Partia Socialdemokrate 401,761 leke, Partia Kristian Demokrate 325.000 leke, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat