A do të bëjë PD koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha jep një përgjigje të ashpër!

Shqipëria

A do të bëjë PD koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha jep një përgjigje të ashpër!

Më: 31 maj 2017 Në ora: 13:38
Lulzim Basha

Me arritjen e paktit mes Ramës dhe Bashës më 18 maj, jo të pakta kanë qenë zërat se mes PS-së dhe PD-së mund të lindë një “dashuri” paszgjedhore.

Pavarësisht se kahet politike nuk janë shprehur qartë në lidhje me këtë opsion, këtë të mërkurë Lulzim Basha ka dhënë një përgjigje në emër të PD-së.

Nuk do të ketë asnjë pazar në kurriz të interesave të qytetarëve dhe asnjë koalicion me PS-në pas 25 qershorit, është shprehur lideri i demokratëve Basha gjatë një mitingu elektoral në Sarandë.

Madje kryedemokrati është shprehur se PD nuk kërkon asnjë lloj koalicioni as me LSI-në.

“Ne nuk bëjmë pazar me kauzën e qytetarëve shqiptarë, me asnjë nga thithlopat e republikës së vjetër. Rama do japë llogari për dështimit total, për harxhimin e milionave, ekonominë katastrofë.

Edhe LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit këlyshë e bli qen merr fund në 25 qershor, ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det... kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD, mos harroni ne jemi të bashkuar, e gjithë opozita është e bashkuar, ata janë të përcarë.

Ne e dimë se ku po shkojmë, tani është koha juaj të bashkoheni” –tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat