Rama vijon turin elektoral në Qarkun e Lezhës: Administrata pas punës e lirë të bëjë fushatë

Shqipëria

Rama vijon turin elektoral në Qarkun e Lezhës: Administrata pas punës e lirë të bëjë fushatë

Më: 31 maj 2017 Në ora: 17:40
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në vijim të turit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ndodhet sot në qarkun e Lezhës.

Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës në qytetin e Shëngjinit, kryeministri iu përgjigj dhe akuzave të opozitës për përdorimin e administrates në fushatë. Rama tha se fenomene të tilla ekzistojnë, por kjo nuk duhet ekzagjeruar.

“Njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre për këtë. Edhe ata që punojnë në shtet kanë të drejtë që pas orarit të punës të bëjnë fushatë për zgjedhjet, si çdo qytetar”, u shpreh kryeministri.

Duke folur për marrëveshjen politike të 18 majit me PD-në, Rama e quajti ”pozitive”, pasi dhe njerëzit, tha ai, kanë marrë energji çliruese, pozitive, se tek të gjithë ishte ankthi se çfarë do të ndodhte.

Por, duheshin krijuar kushtet dhe ishte diçka që e solli koha dhe rrethanat, dhe mënyra se si palët lozin shah, shtoi kryeministri.

“Unë besoj dhe kam shumë shpresë që zgjedhjet të përfundojnë dhe të jenë të pakontestuara. Kush humbet të përgëzojë fituesin dhe secili në punë të tij, në qeveri dhe opozitë për të vazhduar më tutje. Ky do te ishte një ndryshim i madh”, theksoi kreu i qeverise.

Kjo, vijoi ai, ishte dhe arësyeja pse unë nuk pata asnjë hezitim që t’i jap mundësinë PD-se që ti ketë sytë dhe veshët brenda në administratë dhe të kontrollojë dhe të shohë që gjithë ajo paranojë që ‘shteti vë njerëzit në rresht, e ushtron presion etj’, nuk është realiteti. Natyrisht ka fenomene të tilla, e rëndësishme është që të mos ekzagjerohet, se njerëzit kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre. Edhe njerëzit që punojnë në shtet, qofshin dhe nënpunës civilë kanë të drejtë që pas oraroit të punës të bëjnë ata që mendojnë ata si qytetarë për zgjedhjet. Drejtorët e shkollave mësuesit kanë të drejtë plotësisht që pas orarit zyrtar të bëjnë çfarë të duan dhe të shkojnë në fushatë. Ndërsa në orarin e punës kjo është histori tjetër. Ky është ai moment që nuk duhet ekzagjeruar”, theksoi Rama.

Në fjalën e tij kryeministri komentoi dhe bashkëqeverisjen e 4 viteve me LSI-ne, te cilën e konsideroi “pozitive dhe qe ka sjellë shumë rezultate”.

Rama me fermerët në Fishtë: Të bashkoheni për shitjen e produkteve

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me fermerë në fshatin Fishtë në qarkun e Lezhës, tha se eksportet bujqësore janë rritur në këto vite dhe kjo dëshmon potencialin e bujqësisë shqiptare.

Kemi rritje të eksporteve jashtë vendit, por ana tjetër e medaljes, tha ai, është se na duhet të kalojmë epokën e mentalitetit që çdo gjë duhet të vijë e të na e bëjë shteti.

Shteti duhet të krijojë kushte dhe ne kemi krijuar fondin kombëtar të garancisë, ku shteti garanton për ty. Nëse ti për një projekt merr një kredi në bankat e nivelit të dytë, kredinë tënde e garanton shteti, dhe kredia që ti merr është e lirë, iu drejtua Rama fermereve.

Ai perseriti shqetesimin per ngritjen e pikave te grumbullimit te prodhimit bujqësor. Nëse nuk zgjidhim problemin e grumbullimit të produkteve bujqësore dhe të gjithë strukturës së shitjes së tyre nuk kemi bërë gjë. Kjo ka nisur, tani kemi shumë më tepër pika grumbullimi, por ‘më ra goja’tek bashkitë e reja qe të bëjnë projekte të përbashkëta për të ndërtuar një pikë grumbullimi”, u shpreh kreu i qeverise.

Sikundër fermerët mund te bashkohen per shitjen e prodhimit, theksoi Rama, po ashtu ata duhet te bashkohen në idenë se cfarë mund të prodhojnë, por dhe duke bashkuar mjetet e prodhimit.

Kryeministri preku dhe çështjen e arsimit profesional. Sot janë 38 mijë vende pune të lira në zyrat e punës, ndërsa janë 80 mijë të tjerë të punësuar nga keto zyra. 95 për qind e tyre janë emigrantë të ardhur në Shqipëri. Rama shprehu keqardhjen qe sot shkollat profesionale ‘jane fshirë’ dhe nuk ka një gjeneratë teknikësh bujqësie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat