Basha: Ku i ke 300000 vendet e punës që premtove Edi Rama

Shqipëria

Basha: Ku i ke 300000 vendet e punës që premtove Edi Rama

Më: 31 maj 2017 Në ora: 19:41
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se nuk ka shtet të fortë pa ekonomi të fortë, ndërsa i kujton kryeministrit Edi Rama, 300000 vendet e punës së premtuara katër vite më parë.

Ne Facebook kryetari i PD-së Basha i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar se ku i ke 300000 vendet e punës që premtove Edi Rama?

Po ashtu, në një video, gjatë një takimi elektoral, Basha shprehet se “Ekonomia u shkatërrua. Ku janë 300 mijë vendet e punës që premtove Edi Rama? Për të nuk ishte prioritet ekonomia, por Edi Rama zgjodhi fasadat, zgjodhi palmat. Por Shqipëria është e fortë vetëm kur shqiptarët janë të forte”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat