Ambasadori austriak: Do ta ndihmojmë Shqipërinë për t’u bërë pjesë e BE-së

Shqipëria

Ambasadori austriak: Do ta ndihmojmë Shqipërinë për t’u bërë pjesë e BE-së

Më: 31 maj 2017 Në ora: 20:33
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johhan Sattler

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johhan Sattler, zhvilloi një leksion të hapur në UET, me temë “Austria, partneri i palëkundur i Shqipërisë nga pavarësia deri në pranimin në BE”.

Ai u ndal fillmisht për të shpjeguar se cilat janë detyrat e tij si ambasador i Austrisë në Shqipëri, ku më kryesorja është mbështetja për integrimin e Shqipërisë për në BE. “Detyra ime si një ambasador është dhe të ndihmoj Shqipërinë me përgatitjet për t’u bërë pjesë e BE-së” u shpreh ai.

 Në fjalën e tij ai përmendi rolin qe luajnë bizneset austriake në Shqipëri, të cilat operojnë prej vitesh, por dhe si duhet të jetë një diplomat.

“Një diplomat duhet të jetë i sjellshëm dhe shumë i duruar, për të arritur rezultatet që kërkon”, u shpreh zoti Sattler.
 
Ai gjithashtu përmendi një sërë datash historike, për të treguar që lidhja e Austrisë me Shqipërinë është shumëvjeçare, duke treguar qe konsulenti i parë austriak ka ardhur në atë që quhet sot Shqipëri, në shekullin e 18-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat