Për kë e ka mesazhin e fortë Bregu? ‘Politikën e përdorin si bankomat, por frymëzojnë sa një gjinkallë’

Shqipëria

Për kë e ka mesazhin e fortë Bregu? ‘Politikën e përdorin si bankomat, por frymëzojnë sa një gjinkallë’

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 10:32
Deputetja e PD-së Majlinda Bregu

Pas befasisë me qëndrim kundër deputetëve të lënë jashtë listave të PD-së, që kërkuan shkarkimin e kryedemokratit Basha, deputetja kritike e tij, Majlinda Bregu ka një mesazh të fortë lidhur me komunikimin, politikën dhe njerëzit e saj.

Pjesë e panelit në Forumin e Parë të Komunikimit, deputetja e PD-së Majlinda Bregu leshon mesazh me sfond politik, por se ke thumbon mund ta gjykoni vete.

Postimi i Bregut 

Gjithçka nis e mbaron tek komunikimi. Sa më shumë të flasim mendjehapur, aq më të vërtetë jemi.
Të komunikojmë me njëri tjetrin,atë që pëlqejmë ose atë ç’ka se pranojmë dot, për asnjë lloj kompromisi a marrveshje, që mund t’na hyjë në mes.
Për tradicionalen dhe të renë, për të shkuarën dhe të sotmen, kur jo pak herë e thëna merr dhenë, duke mos përcjellë asnjë të vërtetë.
Për gjuhën politike e cila kur vjen puna te e vërteta është e drunjtë. Për ata që politikën e përdorin si bankomat dhe që frymëzojnë aq sa mund të frymëzojë një gjinkallë.

Të flasim por të mos fryjmë e shfryjmë, të mos baltosim askënd duke abuzuar mbi lirinë e fjalës, konceptin e së cilës mesaduket shumë se kanë kuptuar ende.

Në Forumin e Parë të Komunikimit, organizuar nga “A Woman in Power”, ku Edi Oga intervistonte 100 herë më mirë se Enkel Demi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat