Rama firmos emrin e drejtorit të dytë të propozuar nga PD

Shqipëria

Rama firmos emrin e drejtorit të dytë të propozuar nga PD

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 15:53
Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri, Edi Rama ka firmosur emërimin e Arjan Bylykbashit në postin e drejtorit të ri teknik të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ai zëvendëson në këtë detyrë, Ilirjan Muhon.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime zyrtare pranë ekzekutivit.

Arjan Bylykbashi para vitit 2013 ka mbajtur detyrën e drejtorit të Zyrës së Përmbarimit në Tiranë.

Në bazë të marrëveshjes të 18 Majit, Rama-Basha që i dha fund krizës politike u ra dakord që Partia Demokratike përveç një zv/kryeministri dhe 6 ministrave teknikë merrte edhe 5 drejtori kyçe në administratën shtetërore, respektivisht Drejtorinë e Burgjeve, Drejtorinë e Hipotekës, të ALUIZNI-t, të OSHEE-së si edhe Drejtorinë e Agjencisë së Bujqësisë.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama firmosi edhe emrin e Ibrahim Morinës në postin e drejtorit te ALUIZNI-t duke zevendesuar keshtu Artan Lamen.

Gjatë javës së kaluar, Rama refuzoi emrat e Arjan Hoxhës dhe Benard Çaushit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve si edhe emrin e Haki Mustafës në postin e drejtorit të OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat