Dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit përfundon në gjyq, këtë herë për…

Shqipëria

Dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit përfundon në gjyq, këtë herë për…

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 17:33
Petrit Çakrri

Ai njihet për një nga dëshmitë kryesore në vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

Por Petrit Çakrri, tani do të përballet sërish me drejtësinë, pas disa preçedentëve të mëparshëm, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me armë me policinë.

Tani ai akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.

Ne Gjykaten e Tiranes, ka nisur shqyrtimi i dosjes, ku Çakrri akuzohet se i ka marrë një biznesmeni nga Vora shumën e 44 milionë lekëve të vjetra.

Ka qenë biznesmeni i mashtruar i cili ka kallezuar Çakrrin, duke treguar edhe se si e kishte futur ne kurth ky i fundit.

Mesohet se Çakrri i ishte prezantuar si biznesmen gjithashtu dhe i kishte premtuar qytetarit nga Vora se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira se tregu dhe për këtë i duheshin 4.4 milionë lekë të reja.

Por që nga momenti qe dha parate, biznesmenti humbi kontaktet me Petrit Çakrrin.

Ky i fundit, rrezikon dënim me mbi 7 vite burg, ne baze te vepres penale regjistruar nga prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat