A do të japë dorëheqje Basha nëse humbet zgjedhjet?!

Shqipëria

A do të japë dorëheqje Basha nëse humbet zgjedhjet?!

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 23:33
Lulzim Basha

I pyetur nëse do të japë dorëheqje nëse humbet zgjedhjet e 25 qershorit kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se kjo nuk ka vlerë pasi në çdo rast në PD do të ketë zgjedhje në çdo nivel gjatë muajit korrik.

Basha u shpreh se nëse fiton apo humbet do të kërkojë votën e demokratëve për tu rizgjedhur kryetar.

“Ky është një debat i ezauruar pasi në korrik do të kemi zgjedhje në çdo nivel drejtues në PD. Nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo humbasim në 25 qershor”, tha Basha në Top Story.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat