Vrau fqinjin brenda në shtëpi, dy pistat ku po heton policia

Shqipëria

Vrau fqinjin brenda në shtëpi, dy pistat ku po heton policia

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 08:53
Sipas banorëve të zonës, mes viktimës dhe të dyshuarit ka pasur edhe më herët konflikte, pikërisht prej ndërtimit të kasolles.

Dalin detaje të reja lidhur me krimin tronditës të ditës së djeshme në Borsh të Himarës, ku fqinji vrau me çifte fqinjin e tij.

Rreth orës 09.30 të paradites së të enjtes, Sokrat Xhuveli, 57 vjeç shkoi në banesën e

Hetem Brahimaj, 79 vjeç, dhe e qëlloi në kokë dhe trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia po heton në dy pista lidhur me këtë ngjarje, ku e para është ajo e ardhur prej krushqisë mes tyre, pasi mbesa e autorit të dyshuar është e martuar me djalin e viktimës.

Dyshohet se mbesa e të dyshuarit ka pasur grindje me familjen e të shoqit dhe konkretisht me vjehrrin, duke bërë që daja i saj t’i dalë krahë në formën më fatale të mundshme.

Pistë tjetër është ajo e konfliktit të pronësisë, për shkak të ngritjes së një kasolle bagëtish nga ana e viktimës pranë tokës së Xhuvelit.

Sipas banorëve të zonës, mes viktimës dhe të dyshuarit ka pasur edhe më herët konflikte, pikërisht prej ndërtimit të kasolles.

Edhe mëngjesin e djeshëm, dy fqinjët kanë debatuar me fjalë dhe më tej janë konfliktuar edhe fizikisht duke bërë që 57- vjeçari të shkojë në banesë, të marrë çiften dhe të ekzekutojë në shtëpinë e tij vjehrrin e mbesës Hetem Brahimaj.

Nga dëshmia e dhënë në polici i dyshuari ka thënë se nuk donte ta vriste fqinjin, por thjesht ta trembte, ndërsa arma ishte shkrepur aksidentalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat