LSI-ja forcë e parë në Gjirokastër? Rama ka një mesazh: Nëse PS-ja…

Shqipëria

LSI-ja forcë e parë në Gjirokastër? Rama ka një mesazh: Nëse PS-ja…

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 10:22
Kryeministri Edi Rama

Mirëmëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e uroi me një foto nga Parku i Viroit në Gjirokastër, duke treguar ndryshimin si ka qenë në 2014 dhe si është sot.

“Mbetet shume per te bere per Gjirokastren, por ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”- shkruan Rama.

Kujtojmë që dje, teksa LSI “hapi letrat”, deklaroi se ishte forcë e parë në Gjirokastër dhe Berat dhe luftonte me PS per Fierin, Elbasanin, Tiranen dhe Durrësin.

“Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Parkut të Viroit në Gjirokastër më 2014 dhe sot, Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë për Gjirokastrën. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave,” shkruan Rama në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat