Investitorët e huaj braktisin Shqipërinë, të dhënat përgënjeshtrojnë kryeministrin Rama

Shqipëria

Investitorët e huaj braktisin Shqipërinë, të dhënat përgënjeshtrojnë kryeministrin Rama

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 10:48
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk arriti të japë një shpjegim se përse investimet e huaja kanë rënë nën qeverisjen e tij. Mbrëmë në emisionin “Opinion” ai u përpoq të kundërshtonte shifrat e publikuara nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Por të dhënat e përgënjeshtrojnë. Veç kompanive të mëdha, sipas INSTAT, në vitin 2016 nga Shqipëria u larguan edhe ndërmarrjet e vogla.

Të dhënat tregojnë se numri i bizneseve të huaja u pësoi rënie me 5%. Nga 5939 ndërmarrje te huaja që ishin aktive në vitin 2015, rezultuan aktive vetëm 5637 ndërmarrje.

Kështu 302 ndërmarrje të huaja kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2016, pjesa më e madhe e tyre biznese nga Italia, Greqia e Kosova. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat