Basha në Korçë: Një vendim i madh u mor në Tiranë

Shqipëria

Basha në Korçë: Një vendim i madh u mor në Tiranë

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 21:17
Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha

Gjatë hapjes së fushatës elektorale në qytetin e Korçës, kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha,  deklaroi se në Tiranë është marrë një vendim i madh, sipas të cilit kushdo që do të prek votën e qytetarëve  e pret ndëshkimi i ligjit.

“Një vendim i madh u mor në Tiranë dhe Korça solli mendjen e vet për Republikën e Re. Bashkë me ju hodhëm themelet e kësaj republike në 90 ditë. Vetëm ditën e sotme janë shkarkuar 12 zyrtarë që kanë shkelur ligjin dhe shumë prej tyre do shkojnë për ndjekje penale. Kushdo që guxon të prekë votën e shqiptarëve e pret ligji i Republikës së Re”, u shpreh kryedemokrati i cili u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo përpjekje për manipulimin e votës së tyre.

Ndërkohë në fjalën e tij, Basha u shpreh se Rama e ka trajtuar biznesin e vogël si një mjelmë për t’u mjelë, shkruan gazeta Shekulli.

“Rama e trajtoi biznesin e vogël si një lopë për t’u mjelë. Edi Ramës i pëlqen të vijë këtu për fundjava dhe kur vjen ka hotelet e tij të preferuara. Për t’i bërë qejfin Nikua i bëri edhe një pedonale dhe një kullë. Kush e pagoi kullën? Miliona euro për qejfet dhe tekat e Ramës”-u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat