‘Zgjedh ata që të lëpijnë, je viktima e shekullit’, Rama i përvishet kritikëve

Shqipëria

‘Zgjedh ata që të lëpijnë, je viktima e shekullit’, Rama i përvishet kritikëve

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 10:18
Kryeministri Edi Rama

Akuza të forta ka marrë kryeministri Rama nga ndjekësit e tij në Facebook, për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe për mënyrën se si ka zgjedhur të bëjë fushatën me stilin “gju më gju me popullin”.

Nje komentues e akuzon se zgjedh njerez qe t’i lepihen atij dhe jo ata qe e meritojne, kurse nje tjeter se me fushaten qe po ben po tregon se eshte “viktima e shekullit te ri”. Rama nuk ia ka kursyer pergjigjet, ja si:

Replikat 

Komentuesi: Nepotizmi do ti dhjesi te gjitha dhe ato te mira qe bene…gjithe familja e Servet Pellumbit ne parlament, merr biznesmen qe nuk kane lidhje me politiken, merr ata qe te lepijne ty dhe jo ata qe meritojne te jene…Turp te te vij…hiqe tani komentin si e ke zakon. diktator…

Rama: Ron, komentet i heq Roja i Etikes se faqes jo une dhe edukata nuk eshte diktature ashtu si edhe fjalori i mbas tekes se gjashte nuk eshte demokraci

Komentuesi: Rama,ne formen sesi poben fushat elektorale…gju- megju me popullin melejo tethem -( JE VIKTIMA e shekullit te Ri). Mevjen keq per Shqiptaret qe ndjekin Barsaletat tua!

Rama: Enver, keqardhja jote per shqiptaret eshte qesharake njesoj si fotoja me peceten e restorantit perpara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat