Kuvendi ka publikuar emrat e kandidatëve të ardhur nga avokatia, që kanë plotësuar kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Vetëm 10 persona kanë plotësuar kushtet ligjore për të qenë pjesë e KLGJ-së, ndërsa 7 të tjerë jo.
Në vlerësimin e kuvendit, rezultatet kanë qenë të këtilla:
1. Shkëlqyeshëm kandidatët:
Sinan Tafaj,
Arben Prifti
Fatos Lazimi
2. Shumë mirë, kandidatët:
Genti Sinani,
Sokol Lamaj,
Arben Vani,
Alban Toro,
Saimir Vishaj
Fatmira Luli
Gezim Allaraj
Nuk plotësuan kushtet
1. ALEKSANDËR RASPOPI
2. ARBEN SPAHO
3. BETULA TOTO
4. ERMIR MEMA
5. ISMAIL UKA
6. SIMON VORFI
7. VJOLLCA PUSTINA
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në pikën 9 të nenit 35, si dhe pikës 4 të nenit 286 të ligjit, do dorëzojë Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvendm raportin si dhe dokumentacionin për secilin kandidat.