Shikoni reagimin e Ramës kur Reali i bëri gol Juves

Shqipëria

Shikoni reagimin e Ramës kur Reali i bëri gol Juves

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 22:25
Edi Rama

Tashmë thuajse të gjithë e dinë që kryeministri Edi Rama se është tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane të Juventusit që sot përballet në finalen e Champions League me Real Madrid, një ndeshje që luhet në Cardiff të Uellsit.

Ndërsa ka ftuar tifozët ta shohin ndeshjen në fushën e gjelbër të Kryeministrisë, edhe vetë Rama i është bashkuar atyre duke e ndjekur live përballjen e madhe me ta.

Goli i parë i Realit ndaj Juventusit ka qenë i hidhur për kryeministrin, i cili me sa duket është bërë për cigare.

“Balkanweb” ka siguruar pamje nga momenti kur Real shënon ndaj Juves dhe reagimi i kryeministrit Rama. Por kjo mërzi e shefit të ekzekutivit nuk duhet të ketë zgjatur shumë pas golit të barazimit nga Juve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat