Ndoka dhe Luan Rama ironizojnë kryeministrin: Urime Edo, fitore në 25 Qershor si Juve në finale

Shqipëria

Ndoka dhe Luan Rama ironizojnë kryeministrin: Urime Edo, fitore në 25 Qershor si Juve në finale

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 08:38
Rama

Kryeministri Edi Rama është një tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane Juventus. Pasi kjo e fundit u mund mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4-1 nga skuadra e Real Madridit, shumë politikane nuk ka nguruar dhe e kanë ironizuar kryeministri i cili ende pa filluar ndeshja bënte parashikime dhe jepte rezultate.

Me anë të një statusi në “Facebook”, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka e ka ironizuar kryeministrin ku shkruan se i uron Ramës që më 25 Qershor te fitojë si skuadra e Juves. Ndërsa nga ana tjetër po aq therës dhe ironizues ka qenë dhe statusi i Luan Ramës i cili shkruan se: “Si mund të fitojë Juventusi me një tifoz si Edi Rama që e ka mëndjen tek timoni!!!”

 

Statusi i plotë i Ndokës:

Urime Edo, edhe më 25 Qershor, si Juvja sonte!??

ndoka

Statusi i plote i Luan Rames

luan rama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat