Rama 'presion' aleatëve: PS nuk do mbajë asnjë parti në prehër, do qeverisim vetëm

Shqipëria

Rama 'presion' aleatëve: PS nuk do mbajë asnjë parti në prehër, do qeverisim vetëm

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 18:30
Edi Rama

Nga Feri ku mori pjesë në takimet me elektoratin e majtë, kryeministri Edi Rama kërkoi votën për të qeverisur të vetëm, duke mos harruar edhe shprehjen ‘me një timon’, çka së fundmi është kthyer në batutë brenda koalicionit të majtë.

Ai u ndal më tej, pikërisht në reformat e qeverisë, të cilat i konsideroi themelet e një shteti që janë ngritur për katër vite, teksa shtoi se shtëpia kërkonte pikërisht votat për tu ngritur me një tjetër mandat qeverisës. Kreu i qeverisë tha se shteti nuk ka arritur dot të ndahet nga klientela e partive, dhe se për ta vënë administratën e shtetit të gjithën në dispozicion të popullit, PS nuk duhet të mbajë të tjerë në prehër. 

“Do ju flas për një plagë të trashëguar. Nuk jemi ndarë dot nga klientela e partive. Nga ato partitë e vogla, që të vogla nuk janë por që kanë barra të mëdha përgjegjësie për gjithë këto vite. Kanë krijuar një kulturë të kapjes së shtetit. 

S’dua të më keqkuptoni, se unë e kam thënë që koalicioni ynë me LSI-në ka bërë reforma që nuk ishin bërë në 25 vite dhe ka bilanc pozitiv. Por nga ana tjetër duke parë se sa kemi për të bërë, dhe duke parë se përpjekja jonë për të ndërtuar një shtet serioz, zyrat e të cilit të jenë të hapura për të gjithë, nuk rri pa e ndarë dot shqetësimin, se që admnistratën e shtetit ta vëmë të gjithë në dispozicionin tuaj nuk duhet kemi të tjerë në prehër. 

Unë flas për të gjitha por timoni është shumë i rëndësishëm, në kuptimin e përgjegjësisë. Ju të gjithë që punoni e dini mirë se nëse merr atë zetorin apo çfarëdo makinerie tjetër bujqësore, apo ke dhe tre të tjerë që lëvizin timonin, nuk e bën dot punën si duhet. Përgjegjësi e plotë e PS për të vazhduar qeverisjen me reformat,” tha Rama në Lushnje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat