Rama: Vetëm me 1 ministër të LSI-së s’kam punuar dot

Shqipëria

Rama: Vetëm me 1 ministër të LSI-së s’kam punuar dot

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 08:45
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se çështja e korrupsionit nuk është vetëm çështje e LSI-së.

Ai ka thënë se ka punuar mjaft mirë me të gjithë ministrat e LSI-së, përveçse me Ylli Manjanin.

“Me të gjithë kam punuar mirë, veç se me Ylli Manjanin. Ai nuk ishte për atë punë”, tha Rama.

I pyetur se përse e pranoi emërimin e tij, Rama tha: “Thashë ta provoja një herë sepse nuk doja ta besoja që nuk ishte për atë punë. Thashë t’i jap një shans”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat