Rama: Jo bashkëqeverisje me PD, s’ka komplot kundër LSI

Shqipëria

Rama: Jo bashkëqeverisje me PD, s’ka komplot kundër LSI

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 09:39
Edi Rama

Kryesocialisti, Edi Rama ka dhënë një përgjigje lidhur me hipotezat e ngritura në media për një bashkëqeverisje të mundshme Me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Në monologun online të përjavshëm, kryeministri Rama si herë të tjera i kërkoi ndjekësve që të veçojnë me votë Partinë Socialiste nga parti të tjera. “Mos na lini në dorë të partive të tjera. Mos i dëgjoni përrallat e katundit për bashkëqeverisje me PD dhe komplot ndaj LSI-së. Nuk ka asnjë komplot.

Për të bërë më shumë nuk kemi nevojë bashkëqeverisje me të tjerët. 25 qershori nuk është një ndeshje futbolli dhe vota nuk është një biletë stadiumi. Bindjet janë bindje ndërsa zgjedhjet e 25 qershorit është zgjedhja e logjikës atdhetare. Na ndihmoni të bëjmë shumë më shumë. Hapni fort sytë e mendjes. Askush përveç nesh nuk e bën dot. Po u ndatë si tifozë nuk iu shërbejnë dot si qytetarë të barabartë në aspektin e shërbimit”, tha Rama. Ndërkaq, Rama premtoi reformë në administratë, që sipas tij, ia hanë shpirtin shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat