Rama: Listat në Poliçan s’duhet të kenë më vetëm burra por edhe gra

Shqipëria

Rama: Listat në Poliçan s’duhet të kenë më vetëm burra por edhe gra

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 10:57
Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama paraditen e kësaj të hëne ndodhet në qytetin e Poliçanit për takimin elektoral të radhës. Ai e hapi fjalën e tij duke u dhënë besimin qytetarëve të Poliçanit që do e shndërrojë atë qytet në gjysëm shekulli ashtu siç u premtoi më 2013-ën.

“Ajo ç’ka mbetet ende për t’u bërë është shumë. Vetëm falë këmbënguljes sonë, shqiptarët sot kanë perspektivën për një drejtësi të re ku të gjithë do të jenë të barabartë para dyerve të gjykatave. Kemi nevojë për një mandat akoma më të fortë se i pari.

Më tepër se asnjëherë tjetër për të luftuar Vetting-un, papunësinë. Unë besoj se më shumë se sa të numërojmë arritjet tona duhet të bashkojmë forcat tona sepse kjo nuk mjafton për të qenë të kënaqur, sepse kaq nuk mjafton për të qenë të lumtur.

Poliçani gjithmonë e më shumë do të vizitohet nga turistë falë mrekullive që i ka dhuruar natyra. Është me shumë rëndësi që të gjithë të kuptojmë se me 25 Qershor do të marrim një vendim shumë të rëndësishëm për skuadrën që duhet të drejtojë punët e këtij vendi. Nuk duhet të shkojmë si tifozë të partisë por si qytetarë, si familjarë, që duam të gjithë së bashku që Shqipëria të ndahet nga një shtet i vuajtur që ka qenë.”

Rama shtoi para qytetarëve të Poliçanit se “në zonat rurale duhet të fillojë të fryjë një erë shumë e fortë ndryshimesh për ata që kanë vendosur të jetojnë në këto qytete. Duhet të bëjmë bashkë sa më shumë mendje dhe forca për 25 Qershor.”

“Lista e deputetëve të mos jetë vetëm me burra. Zgjedhjet janë për burra dhe për gra, për vajza dhe për djem. Prandaj kjo gjendje duhet të ndryshojë sa më shpejt. Rroftë Poliçani, rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë“,  u shpreh Rama në Poliçan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat