Tezat e maturës në pazarin e votës? Rama: Mos u mashtroni

Shqipëria

Tezat e maturës në pazarin e votës? Rama: Mos u mashtroni

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 12:43
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel maturantëve të mos mashtrohen se dikush po u jep tezat në këmbim të votës.

Nga Poliçani kreu i qeverisë duke reaguar lidhur me një lajm se ka nisur shpërndarja e tezave të maturës në këmbim të votës së 25 qershorit, tha se kushdo që e ofron tezën në këmbim të votës, po mashtron sepse tezat janë të sekretuara dhe nuk i ka askush.

“Sot në mëngjes lexova me trishtim një lajm që maturantëve ka filluar tu ofrohet kopja e tezave të provimit të maturës shtetërore në këmbim të parave dhe kartave të identitetit për familjarët e tyre. Dua tu them të gjithë maturantëve e prindërve që kushdo që ju ofron këtë është në mashtrim, sepse tezat e maturës shtetërore janë të supersekretuara dhe askush nuk mund ti ketë dhe jo më ti nxjerrë në pazarin e votave.

Së dyti dua ti them të gjitha atyre që gjenden përpara kësaj oferte mashtruese që jo vetëm ta refuzojnë por dhe të kuptojnë se mjafton një ofertë e tillë që shkel dinjitetin e prindërve të tuaj për të refuzuar ofertuesin e për tu bashkuar edhe më shumë me PS”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat