Rama sulmon LSI-në: Pushtet merr, përgjegjësi s’mban, por na bën edhe kritikuesin me shantazhe

Shqipëria

Rama sulmon LSI-në: Pushtet merr, përgjegjësi s’mban, por na bën edhe kritikuesin me shantazhe

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 20:07
Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Nga Ura Vajgurore, ku mori pjesë në takim me elektoratin e majtë, kreu i qeverisë, nuk i ka ndalur akuzat ndaj partisë më të cilin qeverisi për katër vite, LSI-së.

 Ai ka folur për domosdoshmërinë e qeverisjes vetëm pa koalicione. Rama tha se forca më e madhe mban gjithmonë përgjegjësi, ndërsa aleatët bëjnë kritikuesin me mesazhe gjysmë shantazhuese dhe gjysmë kritikuese. “Forca më e madhe e ka përgjegjësinë. Se në fund edhe për gjërat që nuk funksionojnë për shkak të partive të vogla, përgjegjësia na bie ne. Partitë e vogla marrin nga pushteti c’të duan por përgjegjësi nuk marrin. 

Përkundrazi kanë luksin që bëjnë edhe kritikuesin me mesazhe të kamufluara me gjysmë shantazh dhe gjysmë kritik konstruktiv. Sepse nuk kanë përgjegjësi. Përgjegjësia bie mbi forcën e parë”, tha Rama. 

“Urë Vajgurore, aty ku 3 vjet më parë banorët luftonin me përmbytjet sot një zonë e rilindur - Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për Shqipërinë Që Duam. Shtet Punë dhe Mirëqenie”, ka shkruar Rama në përfundim të takimit me banprët e Urës Vajgurore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat