Marrëveshja e 18 Majit, Basha: Për të çuar përpara reformat

Shqipëria

Marrëveshja e 18 Majit, Basha: Për të çuar përpara reformat

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 23:09
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar sonte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka folur për takimin me Kryeministrin Edi Rama, por dhe shkarkimet e drejtorëve të LSI, gjatë ditëve të fundit.

Ndryshe nga kreu i qeverisë, i cili gjatë intervistës së të enjtes, po në “Opinion”, tha se në takimin e fundit që bëri më Bashën ishte i bindur se do të dilte me marrëveshje, kryeopozitari u shpreh sonte se nuk e priste që mes tyre të kishte një zgjidhje.

“Ta them hapur, nuk mendova se do të shkonin drejt një marrëveshje. Unë kisha konsumuar dy raunde me të, pozicionet ishin të kristalizuara. Kishim pranuar pa kushte, ishte Rama që nuk kishte pranuar paketën McAllister Plus. Ishte një negociatë e vështirë, qëllimi im në emër të opozitës që kishte 90 ditë në çadër të opozitës. Ishte që kjo marrëveshje të mos mbetej vetëm për zgjedhjet, por një marrëveshje politike dhe t’i hapte rrugë reformave të mëdha dhe të domosdoshme për ta shndërruar Republikën e politikanëve në Republikë të qytetareve.

Basha tha se të gjitha ata që përdorin funksionin publik për të kërcënuar, marshuar administratën do të dalin para përgjegjësisë.

“Janë mbi 25 funksionarë të mesëm dhe të larë që janë shkarkuar tre ditët e fundit dhe dërgimi i tyre në burg është punë e Gjyqësorit, Prokurorisë.  

Gazetari Blendi Fevizu e pyeti kryeopozitarin Basha nëse pas 25 qershorit do të ketë një koalicion me PS, por ai u shpreh prerë duke thënë se nuk do te ketë asnjë mundësi që Partia Demokratike të bëjë një koalicion më Ramën.

“Unë jam në betejë për ta fituar në emër të qytetarëve. Demokratët, opozita, shumë qytetarë janë në këtë betejë për ta fituar dhe jo për të bërë pazare. Republika e re ka thënë “Mirëmëngjes” me marrëveshjen politike”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat