Sa deputetë do të marrë PD në zgjedhje? Ja përgjigja e Lulzim Bashës

Shqipëria

Sa deputetë do të marrë PD në zgjedhje? Ja përgjigja e Lulzim Bashës

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 00:21
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, i ka dhënë përgjigje për herë të parë dilemës se sa deputet do të fitojë PD në zgjedhjet e 25 qershorit. Këtë deklaratë Basha e bëri në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa po i jepte përgjigje një sërë pyetjeve mbi aktualitetin politik, social dhe ekonomik në vend.

Ai tha se pavarësisht vendimeve të vështira që i është dashur të marrë, ndërsa shtori se kjo është një listë nga ku do dalin fitues 75, 77 prej tyre. Kreu i PD-së tha se kjo është lista fituese e deputetëve, por që nuk është e gjitha ekipi i tij.   Me sa duket, me anë të kësaj përgjigje, Lulzim Basha la të kuptohej se Partia Demokratike pretendon të marrë më shumë se 70 deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat