Lista e PD, njihuni me kandidatët pa diploma dhe me profesione të çuditshme

Shqipëria

Lista e PD, njihuni me kandidatët pa diploma dhe me profesione të çuditshme

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 08:37
Lulzim Basha

E shkuara dhe profili i një pjese të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike kompromenton rëndë Republikën e Re dhe parimet e saj, të shpallura nga Lulzim Basha.

Përpos trembëdhjetë kandidatëve me rekorde kriminale, të identifikuar tashmë, disa kandidatë nuk specifikojnë llojin e diplomës së shkollës së lartë, duke krijuar dyshime të forta se janë pa arsim të lartë.

Disa prej tyre shkruajnë në CV se kanë mbajtur vetëm poste drejtorësh, por nuk thonë asgjë se për çfarë janë diplomuar. Megjithatë, të gjithë thonë se kanë arsimin e lartë, përpos Florenc Spahiut, kandidat i PD në Vlorë, i cili ka shënuar në CV, arsim të mesëm.

Ndërkaq, shumë të tjerë nuk dinë të shkruajnë shqip, ndërsa nuk kanë bërë asgjë në jetën e tyre para se të përfshiheshin në listën e Lulzim Bashës, si kandidatë për ligjvënës së ardhshëm, për të marrë vendime, hartuar dhe miratuar ligje në emër të shqiptarëve.

Disa nga kandidatët nuk e kanë ushtruar asnjë ditë profesionin, por në CV referojnë militimin në strukturat e Partisë Demokratike, si eksperiencë shoqërore dhe politike. Në lista të PD ja futur edhe ish-punonjës të nivelit të ulët të Bashkisë Tiranë, kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Përpos të birit, Basha ka futur në lista edhe një gazetar të Fahri Balliut. Nisur nga profesionet, mungesa e kualifikimeve, mungesa e përvojës në punë etj., duket qartë se, Lulzim Basha ka qenë në vështirësi për të gjetur 140 kandidatë për të deputetë.

Në Qarkun e Beratit, kandidati i PD, Bujar Hoxhaj, nuk specifikon llojin e diplomës së shkollës së lartë, ndërsa Monika Qosja, nuk ka bërë asnjë punës deri më sot, por si kualifikime përmend pjesëmarrjen në një konferencë stomatologjie.

Edhe lista për Qarkun e Dibrës dominohet nga të rinj që nuk thonë fakultetin që kanë kryer arsimin e lartë. Kandidati Afrim Pocesti rezulton specialist tek ujësjellësi Bulqizë, ndërsa Halil Jakimi anëtar i Këshilli Bashkiak Bulqizë dhe Jeton Kaloshi, inspektor Këshilli i Qarkut Dibër.

Shumica e kandidatëve në Dibër nuk japin asnjë hollësi për arsimin e lartë. Në Qarkun e Durrësit, PD ka kandiduar policë, juristë, agronomë, biznesmenë etj., ndërsa secili jep të dhëna rreth arsimit të lartë. Në Qarkun e Elbasanit, kandidati i PD, Ismail Cala, thotë se ka qenë drejtor dhe nëndrejtor burgu, drejtor konvikti, por nuk jep të dhëna për diplomën e arsimit të lartë. Ndërkaq, për kandidatin Mikel Tabaku nuk të dhëna as për arsimimin dhe as për punësimin.

CV e djalit të Fahri Balliut plot me gabime, kandidon për deputet

Edhe kandidati për deputet i PD-së, Klevis Balliu ka dorëzuar CV-në e tij në KQZ. Djali i Fahri Balliut, botuesit të njohur të gazetës ‘55’ në CV e tij, në vend të shkruajë Tiranë, vendlindjen e shënon, ’Tiran’ dhe po kështu ‘shtëpisë’ e shkruan ‘Shtëpis’.

Klevis Balliu ka studiuar Shkencat Politike në Londër, por mesa duket Gjuhën Shqipe në Shqipëri e paska marrë me ‘mik’. Si për ironi, ai është këshilltar i Presidentit Bujar Nishani. Kjo është edhe puna e parë e tij zyrtare.

Ndërkaq, deputeti Genc Pollo, i cili kandidon i dyti në listë në Qarkun e Fierit, në CV e tij, si eksperiencë në punë referon vetëm aktivitetin si deputet dhe ish-ministër në qeverinë e Partisë Demokratike. Pollo thotë se nuk ka bërë asnjë punë, për pos posteve që burojnë nga angazhimi politik.

Ndërsa, Myslim Murrizi, pjesë e listës fituese në Fier, thotë se ka punuar si avokat, në biznes privat, ka qenë ish-deputet, ka punuar në tatime, në KLSH dhe polici financiare. Ndërsa kreu i PR, Fatmir Mediu, pjesë e listës fituese të PD në Tiranë, nuk e ka ushtruar asnjë ditë profesionin si inxhinier për nxjerrjen e naftës.
 
Disa kandidatë nuk specifikojnë diplomën e shkollës së lartë, duke nënkuptuar se janë pa arsim të lartë, ndërsa shumë të tjerë nuk ka bërë asgjë në jetën e tyre para se të përfshiheshin në listën e Lulzim Bashës, si kandidatë për ligjvënës së ardhshëm.
 
Lista për Qarkun e Dibrës dominohet nga të rinj që nuk thonë fakultetin që kanë mbaruar arsimin e lartë. Afrim Pocesti rezulton specialist tek ujësjellësi Bulqizë, Halil Jakimi anëtar i Këshilli Bashkiak Bulqizë dhe Jeton Kaloshi, inspektor Këshilli i Qarkut Dibër.
  
Profesionet e kandidatëve për deputetë të PD sipas qarqeve

Qarku Berat
Eduard Halimi, avokat, deputet, ish-ministër Drejtësie
Astrit Veliaj, biznesmen, deputet
Bujar Hoxhaj, administrator, nuk tregon llojin e diplomës, ish-prefekt në Berat
Myslim Haxhi, administrator firme
Juvina Jani, psikologe në Gjykatën e Beratit
Monika Qosja, laborante stomatologe, pa përvojë në punë
 
Qarku Dibër
Dhurata Çupi, juriste, deputete
Xhemal Gjunkshi, ushtarak, ish-shefi i Shtabit
Edmond Isaku, administrator kompanie, nuk specifikon llojin e diplomës
Agron Qoku, biznesmen, ish-deputet
Denisa Vata, përgjegjëse për kulturën Bashkia Mat, nuk specifikon llojin e diplomës
Halil Jakimi, anëtar i Këshilli Bashkiak Bulqizë, nuk specifikon llojin e diplomës
Jeton Kaloshi, inspektor Këshilli i Qarkut Dibër, nuk specifikon diplomën
Afrim Pocesti, specialist tek ujësjellësi Bulqizë, nuk specifikon diplomën
Bashkim Murati, kirurg
 
Qarku Durrës
Oerd Bylykbashi, jurist, deputet
Fatbardha Kadiu, doktor shkencash
Edi Paloka, arsimimi inxhinier gjeofizik, punë si gazetar, deputet
Florjon Mima, ekonomist, deputet
Agron Duka, agronom në Shijak, mësues në Manzë, deputet, ish-ministër Bujqësie
Vullnet Topalli, polic
Enri Çeno, avokat
Shkëlqim Fortuzi, administrator kompanie
Dejana Burgija, financiare në bankë
Everest Varaku, inxhinier ndërtimi, pa eksperiencë pune
Bujar Huqi, agronom
Ardian Kokomani, jurist
Helenida Sava, inxhinier gjeodet
Alban Isteri, administrator, nëndrejtor i INUK Durrës
Agron Loka, biznesmen
Erzen Laçi, polic
Blerim Vogli, mjek
Krenar Rryçi, jurist
Kujtim Gjuzi, ekonomist
 
Qarku Elbasan
Edmond Spaho, ekonomist, deputet
Endri Hasa, ekonomist, inxhinier elektronike
Luciano Boci, pedagog, PROF / AS. DR., deputet, zv/rektor
Taulant Zeneli, inxhinier ndërtimi
Arben Elezi, mësues
Fitimatar Zekthi, gazetar
Nada Tapija, pedagoge
Blendi Himci, pedagog
Kodhel Cala, veteriner
Gavrosh Zela, ekspert për mjedisin
Qani Xhafa, inxhinier mekanik, punon në autoshkollë
Artmir Krasniqi, jurist, asistent avokat
Ibrahim Sako, punon në zyrë juridike
Ismail Cala, drejtor –nëndrejtor burgu, drejtor konvikti, nuk jep të dhëna për diplomën e arsimit të lartë
Loren Gllavina, inxhinier pyjesh, ish-drejtor i Pyjores Gramsh
Xhaferr Dushku, mësues
Sindi Daiu, ekonomiste
Vangjel Kallajxhiu, avokat
Mikel Tabaku, punësim privat, s’ka të dhëna as për arsimin dhe as për punësimin
Arjan Karriq, mësues
 
Qarku Fier
Enkelejd Alibeaj, jurist, ish-deputet, ish-ministër
Genc Pollo, deputet, ish-ministër
Myslim Murrizi, avokat, biznes privat, ish-deputet, tatime, KLSH, polici financiare
Luan Baci, mësues, avokat
Olsi Cukaj, ka punuar në Hotel Rogner
Luljeta Sejko, financiare
Dilaver Kamberaj, biznes privat
Jakup Beqiri, ekonomist
Shkëlqim Krasniqi, ushtarak
Aurora Koroveshi, administratore, tekstil, s’ka të dhëna për diplomimin
Altin Malokaj, s’ka të dhëna për diplomimin, pa eksperiencë pune
Elizabeta Kurti, mësuese
Pandeli Tole, jurist, biznes privat
Almer Toska, gazetar
Klement Cela, mësues
Ferdinant Cobo, biznes privat
Ermal Sefa, administrator firmë private
Endri Jaupaj, jurist
Elvis Pisku, inxhinier ndërtimi
Zamira Mernica, Universiteti Justiniani I
Fogert Hoxha, stomatolog
 
Qarku Tiranë
Orjola Pampuri, pedagoge, psikologe kliniçiste
Rudina Hajdari, pjesë e stafit të Kongresit Amerikan, Zyra e Komisionit të Jashtëm
Grida Shqima, lektore Shkencat Sociale
Albana Vokshi, Fakulteti i Inxhinierisë, master në SHBA për Politikat Ekonomike, deputete
Jorida Tabaku, pedagoge, deputete
Halim Kosova, mjek gjinekolog
Gent Strazimiri, jurist, deputet
Fatmir Mediu, inxhinier për nxjerrjen e naftës, deputet
Dashamir Shehi, doktor shkencash në ekonomi, deputet
Gerti Bogdani, shkenca kompjuterike, deputet
Fuad Haxhiymeri, ekonomist, biznesmen
Blendi Sulaj, jurist
Flamur Hoxha, sipërmarrës
Fatbardh Plaku, agronom
Dorjan Teliti, ekonomist / jurist
Besnik Fucia, ekonomist
Shkelqim Hoxha, ekonomist
Ahmet Prençi, polici, arsimimi për ekonomi dhe drejtësi
Korab Lita, ekonomist / jurist
Mirela Dragoni, mjeke, pedagoge
Barbara Doda, studente
Enkelejda Sallaku, pedagoge
Ndriçim Dushku, mësues
Erion Piciri, lektor
Genci Gjylsheni, mësues
Fisnik Qosja, jurist
Lisander Hoxha, drejtor drejtorie Bashkia Tiranë
Lulzim Omuri, Universiteti Politeknik, s’ka të dhëna për natyrën e degës dhe të eksperiencës në punë
Artur Roshi, inxhinier për sizmologjinë
Hysen Kadiu, jurist
Dashnor Visha, Drejtoria e Burgjeve, master e drejtë publike
Indrit Hoxha, nëpunës Bashkia Tiranë, s’ka të dhënë për diplomimin
Besmira Petriti, juriste
Ana Kadillari, s’ka të dhënë për diplomimin, asistente e zv/ministrit të Brendshëm
Erald Shulla, ish-specialist Bashkia Tiranë
Ina Haxhija, shkenca politike, specialiste Bashkia Tiranë
Ares Ypi, gazetar tek ‘55’     
Halit Valteri, s’ka të dhënë për diplomimin, sektori privat
Oriona Kurtesi, gjendja civile
Sokol Ruka, inxhinier mekanik
Ylber Valteri, avokat
Kostaq Papa, jurist
Selami Jenishehri, mësues matematike
Majlinda Halilaj, s’ka të dhënë për diplomimin
Besnik Troplini, s’ka të dhënë për diplomimin
Zana Prela, psikologe
Muharrem Doda, s’ka të dhënë për diplomimin, punën dhe kualifikimet
 
Qarku Korçë
Valentina Duka, dekane e Fakultetit Histori Filologji
Ervin Saljanji, jurist
Hekuran Hoxhalli, inxhinier ndërtimi
Klevis Balliu, Shkenca Politike, Londër, Këshilltar i Presidentit
Andrea Mano, mësuesi biologji-kimi, ish-prefekt Korçë
Ligoraq Karamelo, mësues
Fatmir Guda, mësues, gazetar
Kristiano Koçibelli, avokat
Soela Myrtollari, ekonomiste
Arlind Çaçani, jurist / ekonomist
Marta Male, financë-kontabilitet, pa eksperiencë pune
Andi Përmeti, pedagog
Erdion Maçolli, jurist
Koçi Tahiri, agronom
Gazmir Troja, administrator, s’ka të dhëna për diplomimin
 
Qarku Kukës
Flamur Noka, onkolog, deputet, ish-ministër
Isuf Çela, veteriner
Alban Zeneli, deputet
Miftar Dauti, sigurimet shoqërore Has, s’ka të dhëna për diplomimin
 
Qarku Lezhë
Aldo Bumçi, pedagog, deputet, ish-ministër
Lindita Metaliaj, juriste
Andon Frrokaj, inxhinier ndërtimi, vlerësues pasurie
Preç Zogaj, mësues, gazetar, poet, ish-deputet
Martin Biba, oficer Garda e Republikës
Luigj Gjergji, mësues
Enkelejda Rica, privat, arsimi i lartë, por s’ka të dhëna për diplomimin
Klajti Reçi, arsimi i lartë, por s’ka të dhëna për diplomimin
Albert Loçi, inxhinier gjeodezie
 

Qarku Shkodër
Romeo Gurakuqi, mësues, lektor
Izmira Ulqinaku, arkitekte
Lorenc Luka, jurist, ish-kryebashkiak
Bardh Spahia, ish-zv/ministër i Shëndetësisë
Nard Ndoka, s’ka të dhëna për diplomimin, ish-sekretar i Bashkisë Vau i Dejës, deputet, ish-ministër
Gjok Uldedaj, pedagog, deputet
Anton koka, polic, biznesmen
Prelë Gjoni, punon pranë OSHE
Isuf Meta, master shkencor, s’ka të dhëna për profesionin dhe eksperiencën
Benardeta Syku, pedagoge
Arvit Bushati, inspektor D.T.SH
Ardit Çybyli, zv/drejtor Bordi i Kullimit Shkodër, nuk specifikon diplomimin
Denis Fani, ekonomist
Aurel Markaj, mësues
Denisa Meçi, nuk specifikon diplomimin, s’ka eksperiencë pune
Orjeta Shkambi, mësuese
Nikolin Staka, biznesmen, s’ka të dhëna për diplomimin
Zef Shtjefni, avokat
 
Qarku Gjirokastër
Tritan Shehu, mjek, pedagog, ish-deputet, ish-ministër
Roland Bejko, pedagog
Koco Barka, inxhinier minierash
Besnik Aliaj, arkitekt, urbanist
Qamil Xhelili, administrim publik
Mimoza Como, arsim
Fatjona Dhimitri, juriste
Arjan Kasaj, agronom
Vjollca Luke, pa eksperiencë në punë, s’ka të dhëna për diplomimin
 
 Qarku Vlorë
Agron Shehaj, ekonomist
Nadire Mecorapaj, s’ka të dhëna për diplomimin, specialiste për programin e zhvillimit
Vangjel Dule, mësues anglishteje
Arben Ristani, jurist, deputet, ish-kreu i KQZ, avokat, ish-gjyqtar
Dashamir Tahiri, biznesmen, s’ka të dhëna për llojin e diplomës
Adriatik Alimadhi, , s’ka të dhëna për llojin e diplomës, ish-z, ish-zv/ministër
Hariz Mema, kontabilist
Matilda Qurku, juriste
Lorenc Danaj, pedagog
Skerdilaid Sulozeqi, gazetar
Florenc Spahiu, arsimi i mesëm, biznesmen
Jolio Dine, ekonomist
Ervis Meco, administrator. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat