Fushata bëhet telenovelë, Basha: Në katër vjet qeverisje këta bënë Ezelin!

Shqipëria

Fushata bëhet telenovelë, Basha: Në katër vjet qeverisje këta bënë Ezelin!

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 11:50
Lideri i opozitës Lulzim Basha

Nga Tirana, lideri i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me fushatën elektorale, duke i dhënë disa tone ironie... përmes telenovelave.

Basha është shprehur se në 4 vite qeverisje, Rama ka inskenuar telenovelën e famshme “Ezel”.

“Zyrtarët që abuzojnë me funksionin e tyre kanë më shumë shans të shkojnë në burg sesa të përfundojnë në parlament. Më 18 maj, Republika e vjetër firmosi kapitullimin e saj kushtetues.

Deri më sot politikanët kanë patur në dorë fatet e qytetarëve, por në Republikën e Re do të jetë e kundërta.

4 vjet Ezel kanë bërë apoi jo? 4 vjet telenovelë kanë bërë! Këta bënin Ezelin nga mëngjesi deri në darkë, u takuan apo su takuan, u puthën apo jo... kjo është politika e Republikës së Vjetër, e cila bën politikë të tillë vetëm e vetëm për të hequr nga vëmendja problemin kryesor, që është ekonomia!

Ky kryeministër nuk hapi asnjë vend pune por çoi në emigrim mijëra shqiptarë... prandaj në fushatë e ka imperativë që të mos flasë për ekonominë, punësimin...!”-tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat