Ministri i LSI-së sulmon PS-PD: Po vazhdojnë pjesën e dytë të 2008-s

Shqipëria

Ministri i LSI-së sulmon PS-PD: Po vazhdojnë pjesën e dytë të 2008-s

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 12:15
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj ka “shpërthyer” në akuza ndaj Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Dervishaj ka shkruar një status në faqen e tij në “Facebokk”, ku nuk i ka kursyer ironitë. Ai u kujton dy partive që më 18 maj lidhën marrëveshjen mes tyre se në vitin 2008 u përpoqën që të vrisnin shqiptarët.

Gjithashtu ministri i LSI-së tha se PS dhe PD janë të fiksuara nga numri 1 në krye të listës së KQZ-së.

Statusi i plotë i Sokok Dervishajt në “Facebook”:

“Ka ditë që janë harruar të gjitha, janë venitur kujtesa dhe akuzat.
Janë harruar akuzat e ndërsjellta për Gërdecin, shitjen e detit, vrasësit në bulevard, korrupsionin, konçesionet, hashashin, etj, etj, e në vend të tyre binomi po shan pa fund LSI.
I gjashti se po i firon partia, i dyti se s’ka si ja bën të parit.
I dyti dhe i gjashti mesa duket kanë harruar që një natë në 2008 u përpoqën të na vrisnin por dështuan.
U mblodhën prapë tani së fundmi për të vazhduar pjesën e dytë të një ndeshje të humbur pa filluar.
Monizmi në Shqipëri ka vdekur në vitin 90.
E vrau rinia shqiptare, e cila nuk do te lejojë as instalimin e monizmit bipolar.
Forca rinia e Shqipërisë, me datë 25 i jepni një mësim të ri një mentaliteti të vjetër se kjo s’mund të jetë Republike e Re, por vetëm një avaz i vjetër.
Garën e fiton gjithnjë i pari, i dyti tenton, i gjashti thjesht merr pjesë në garë.
Për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët.
Shqiptarët dhe rinia do të votojnë numrin 1.
#LSINjëShansPërTëGjithë
#LSIForcëeParë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat