Rama zbulon emrin: Ja kush do të jetë Ministri i Brendshëm nëse fitoj zgjedhjet

Shqipëria

Rama zbulon emrin: Ja kush do të jetë Ministri i Brendshëm nëse fitoj zgjedhjet

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 22:56
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik emrin e parë të Ministrit që do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, nëse PS fiton zgjedhjet e 25 qershorit.

I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Rama ka folur nga qendra e Vlorës dhe ka deklaruar se nëse PS merr “timonin” e qeverisë pas 25 qershorit, Ministri i Brendshëm do të jetë Fatmir Xhafaj.

“Lufta kundër kanabisit, dhe fenomeni i kanabisit do të mbyllet këtë vit. Të dy ministrat, si Tahiri ashtu edhe Xhafaj kanë bërë një punë të shkëlqyer me Policinë e Shtetit dhe luftën kundër krimit dhe drogës. Ndaj me marrjen e mandatit të dytë qeveritar, Xhafaj do të rikthehet në detyrë si Ministër i Brendshëm”, ka deklaruar Rama.

Fatmir Xhafaj ka qenë Ministër i Brendshëm për më pak se dy muaj, pasi me marrëveshjen Rama-Basha, ai u detyrua të lërë postin për Ministrin teknik të PD-së, kolonel Dritan Demiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat