Meta: Kemi një elitë politike të zhytur në individualizëm e egoizëm

Shqipëria

Meta: Kemi një elitë politike të zhytur në individualizëm e egoizëm

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 10:44
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në konferencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ku ka folur për të rinjtë dhe vëmendjen që politika duhet t’u kushtojë të rinjve.

Ai ka folur për karrierën e tij të nisur që student, si kryetar i FRESSH dhe në fund si kryeministër shumë i ri. Gjithashtu, Meta tha se sot politika është zhytur në egoizëm duke vrarë humanizmin ndaj mbështet të rinjtë.

“Sot kemi një elitë politike të zhytur në individualizëm dhe egoizëm duke vrarë vlerat e humanizmit, prandaj promovoj të rinjtë. Të rinjtë ndihmojnë vendin të zhvillohet në kapacitetet e tij”, ka thënë Kreu i Kuvendit në detyrë.

Meta shprehet për një elitë politike të zhytur në individualizëm dhe egoizëm, por nuk dimë se për kë elitë e ka fjalën sepse edhe ai vetë është pjesë e elitës politike shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat