Rrëfimi ndryshe/ Basha tregon ‘sekretet’: Kur isha student në Holandë…

Shqipëria

Rrëfimi ndryshe/ Basha tregon ‘sekretet’: Kur isha student në Holandë…

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 14:15
Lulzim Basha

Dje ne Elbasan, ne nje diskutim me te rinjtë, Lulzim Basha ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij si student në Holandë.

“Edhe unë kur kam qenë student gatuaja dhe s’kam qenë i keq; spageti, hudher, peperoncini, add sugar, melanzane, i kam qarë, edhe orizi me brokoli dhe me pulë. Gjëra të tilla”- tha Basha.

Më pas u ndal edhe te shoku i tij i dhomës, Erlis Hoxha. “Nuk është për t’u tallë se shoku im i dhomës Eris Hoxha nuk dinte me skuq dy vezë, dy vezë nuk dinte me skuq”- tha kryedemokrati.

Një qyetetar nderhyn nga vendi dhe Basha ia kthen: “Si? Ah t’i s’di me i zi?! Ky s’dinte me i skuq. Ia nxora të palarat Eris Hoxhës. E njihni Erisin apo jo?! Nuk është kjo arsyeja përse nuk është në listën e deputetëve sigurisht, di të bëjë gjëra shumë më të mira. Ndoshta ka mësuar edhe me skuq vezët”- tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat