Basha kthehet në lagjen e vjetër, flet për misionin e tij politik

Shqipëria

Basha kthehet në lagjen e vjetër, flet për misionin e tij politik

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 14:25
Kryedemokrati Lulzim Basha në lagjen e tij të vjetër në kryeqytet

Nga mitingjet elektorale në takimet me banorë. Kryedemokrati Lulzim Basha është kthyer sot në lagjen e tij të vjetër në kryeqytet, ku ka zhvilluar takime me banorë të saj.

“Sot në mëngjes në lagjen time të vjetër në Tiranë. Misioni im politik është një qeveri e njerëzve dhe një e nesërme e sigurt për të gjithë. #Voto6”- shkruan Basha në faqen e vet në FB, teksa poston edhe foto gjatë takimit me një banor të vjetër të lagjes.

Më herët, Basha ka ndarë me ndjekësit e tij një foto me militantë demokratë që e ndjekin takimin elektoral teksa kane populluar shkallet e pallatit, duke valëvitur flamurin e PD.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat