Akuza frontale e LSI: Haki Çako drejtohet nga karteli i drogës! Zgjedhjet po "kanabizohen"

Shqipëria

Akuza frontale e LSI: Haki Çako drejtohet nga karteli i drogës! Zgjedhjet po "kanabizohen"

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 15:00
Haki Çako

LSI ka dalë hapur dhe ka akuzuar drejtpërdrejt kreun e policisë së shtetit Haki Çako si një person që kontrollohet nga karteli i drogës në vend.

Akuza e fortë është bërë nga nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i cili reagoi pas fjalimit të Elez Gjozës, që u akuzua nga policia këtë të premte për regjistrimin fiktiv të 70 personave në shtëpinë e tij, për qëllime elektorale dhe politike.

Luan Rama i ka bërë thirrje prokurorit të Përgjithshëm Llalla që të hetojë menjëherë këtë rast dhe të gjejë përgjegjësit e asaj që ai e ka cilësuar si një shpifje.

Më tutje, kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka lëshuar bombën duke thënë se policia e shtetit  është marrë peng nga krimi dhe kreu I saj Haki Çako është ende nën kontroll nga karteli I drogës.

"Zoti Gjoza si personi i atakuar pa të drejtë ka bërë denoncim në prokurori për kallëzim të rremë dhe shpërdorim detyre nga ana e punonjësve të policisë që janë marrë me këtë çështje. Ftoj pProkurorin e Përgjithshëm të hetojë me përgjegjësinë e ligjit dhe të nxjerrë para ligjit çdo abuzues e falsifikator që përpiqet të përdorë institucionet e shtetit për tu hakmarrë apo për t’u bërë presion qytetarëve.

Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të Policisë nga roli i përgjegjshëm i Policisë së Shtetit. E ftoj Ministrin e Brendshëm që të vërë në shinat e zbatimit të ligjit veprimtarinë e Policinë e shtetit sepse nuk mundet që policia e shtetit të merret peng siç u mor për të mbjellë kanabis. E ftoj zv.kryeministrin në cilësinë e njësisë së Task-Forcës të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nuk mund të fshihet nën petkun politik. Karteli i drogës vazhdon të ketë në dorë Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po vazhdon ta përdorë.

Zgjedhjet e 25 qershorit do ta ndajnë përfundimisht Shqipërinë e kanabisit nga Shqipëria e të ardhmes. E kuptoj që rritja e forcës politike dhe mbështetjes së qytetarëve ndaj LSI-së i ka vënë në panik, por kjo është në të keqen e tyre. I ftoj punonjësit e policisë në detyrë të mos kthejnë mbrapa një arritje cilësore dhe të mos lejojnë të përdoren si instrumente politikë. Zgjedhjet e 25 qershorit, me apo dëshirën e Haki Çakos apo atyre që e komandojnë pa dijeninë e Ministrisë së Brendshme do t’i fitojë LSI, do t’i fitojnë qytetarët shqiptarë."- tha Luan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat