Lista Basha, Rama me simbolin e PD dhe reagimi i Kryemadhit

Shqipëria

Lista Basha, Rama me simbolin e PD dhe reagimi i Kryemadhit

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 18:53
Ilustrim

Gara elektorale po vjen duke u ashpërsuar.

Në kushtet kur tre partitë kryesore janë në qeveri, fushata po shënon momente pikante.

Pas marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duket se gjërat janë shumë më ndryshe.

Logot e partive kryesore po bien pak në sy, ndërsa Edi Rama u shpreh nga Pogradeci se “nëse qytetarët zgjedhin numrin dy në fletën e votimit, kanë votuar edhe PS-në, edhe PD-në”.

Ndërsa nga Shkodra, kandidati që kryeson listën për Partinë Demokratike, ka rënë në sy sesi është munduar me jo pak këmbëngulje të identifikohet jo si një kandidat i Partisë Demokratike, por si pjesë e asaj që ai e identifikon si “Lista Basha”.

Në një video shihet se si një qytetar shkodran i drejtohet Romeo Gurakuqit me fjalët: “Lusim Zotin që të fitojë Partia Demokratike”.

Menjëherë i pari i listës së PD-së në Shkodër i është përgjigjur qytetarit: “Lista Basha, Lista Basha…”.

Në këto kushte, më e shqetësuara publikisht duket LSI, e cila e ka akuzuar fort kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shkruan në FB se rininë e kësaj partie nuk e frikëson askush.

“Sepse ne kemi besimin e më të rinjve, të atyre që do ta çojnë përpara këtë vend dhe që nuk i frikëson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS apo PD qofshin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat