Rama: Skuadra jonë do ta çojë flamurin kombëtar në oborrin e BE

Shqipëria

Rama: Skuadra jonë do ta çojë flamurin kombëtar në oborrin e BE

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 19:45
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama sot ne Pogradec ftoi qytetarët që mw 25 qershor të votojnë skuadrën e partisë Socialiste, e cila siç tha ai, do ta çojë flamurin kombëtar në oborrin e familjes së Bashkuar Evropian.

Rama tha se qytetarët të mos votojnë si socialistë apo demokratë, por si qytetarë që kërkojnë ngritjen e shtetit. “Në rrugën tonë për të bërë shtet ne kemi nevojë të çlirojmë administratën nga partitë pengmarrëse, të vendosur në zyrat e shtetit nga partitë pengmarrëse. Kemi nevojë të vendosim në çdo zyrë shqiptarët që e meritojnë dhe duke mos lejuar më që zyrat e shtetit të jenë pronë e partive në pushtet”, u  shpreh ai.

Sipas tij, më 25 qershor populli mund të marrë një vendim historik për t’u thënë “stop” partive që sillen me njerëzit sikur e kanë pushtetin dhuratë nga perëndia. “Ne jemi mishërimi i interesave të Shqipërisë, këtij vendi e këtij populli. Më 25 qershor s’ka rëndësi në jemi të majtë apo të djathtë, por të bëjmë zgjedhjen e duhur që të vazhdojmë punët për Shqipërinë dhe kombin shqiptar”, shtoi Rama.

Rama iu përgjigj edhe akuzave se PS kërkon më shumë pushtet. “Ne nuk kërkojmë më shumë pushtet për vete. Nëse do të kishim këtë ambicie, sot që flasim këtu, Partia Demokratike do të ishte ende në çadër në bulevard”, deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat