Basha: Dibra u mashtrua për rrugën e Arbërit

Shqipëria

Basha: Dibra u mashtrua për rrugën e Arbërit

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 13:06
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të shtunën gjatë një tubimi elektoral në qarkun e Dibrës, akuzoi qeverisjen Rama për gjendjen e mjeruar ekonomike dhe mos realizimin e premtimeve për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ai gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë dhe të afërmit e familjarëve që janë detyruar të emigrojnë jashtë vendit, u shpreh se kjo gjendje është nga qeverisja e keqe Rama-Meta.

“Republika e vjetër e përdor pushtetin për vete sepse kanë kapur pemën e demokracisë vetëm për një palë njerëzish. Premtuan  300 mijë vende punë dhe nuk mbajtën premtimin dhe dibranët e dine fare mirë se nuk është hapur asnjë vend i ri pune, përkundrazi janë mbyllur  vendet e punës”, tha Basha.

Më tej, Basha shtoi se dy janë shkaqet e emigrimit, gjendja e mjeruar ekonomike dhe izolimi i trevës.

Basha theksoi se,  Rama premtoi rrugën e Arbërit dhe nuk e bëri, dhe kur e shikon ka ngelur çakulli dhe gropat nga premtimi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit  elektoral në qytetin e Peshkopisë shkoi  mesditën e sotme në bashkinë e Maqellarës për t’u takuar me banorët e kësaj zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat