Tjetër marrëveshje Rama-Basha. Përballje "artificiale" programesh në TV vetëm mes 2 partive

Shqipëria

Tjetër marrëveshje Rama-Basha. Përballje "artificiale" programesh në TV vetëm mes 2 partive

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 13:50
Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kur kane mbetur edhe 2 jave nga dita e zgjedhjeve, ne ekranet televizive vihet re mungesa e ballafaqimit te ideve dhe programeve te partive politike.

Debati i mirefillte politik ka munguar dhe ai eshte zevendesuar nga rreshtimi i analisteve te njerit apo tjetrit krah, perballe, ne studiot televizive.

Megjithate, disa debate sporadike mes kampeve politike jane zhvilluar. Mbreme, ne nje studio TV ishin perballe njera-tjetres Elona Gjebrea e PS dhe Grida Duma e PD, te dyja kandidate ne Tirane. Debate te ngjashme jane zhvilluar mes politikaneve si Gerti Bogdani apo Fatmir Mediu nga njeri krah dhe Blerina Gjylameti apo Ervin Bushati ne krahun tjeter.

Ajo qe bie ne sy ne keto debate eshte mungesa e pranise se perfaqesuesve te partive te tjera. Moderatorja e nje emisioni politik tha per g.sh.al se te dy partite, PS e PD kane rene dakord qe perballjet t’i realizojne vetem ndermjet tyre dhe te mos pranojne parti te tjera.

“Te dy kampet rane dakord ne parim per nje debat per Tiranen, por ne momentin qe u komunikova se ne panel do te jene edhe nje perfaqesues i LSI dhe i PDIU, nga te dy kampet me thane qe refuzonin te merrnin pjese ne kete debat”, tha gazetarja e njohur.

Mesohet se ky eshte nje vendim qe eshte marre nga Rama dhe Basha. Pra, perballjet elektorale mund te zhvillohen vetem PS-PD, pa pranine e te tjereve.

Nuk dihet nese ky pakt ka qellim te defaktorizoje LSI dhe PDIU ne syte e opinionit apo te valorizoje peshen e fjales se dy partive te medha. Ndoshta jane te dyja bashke.

Ne lufte e dashuri lejohet gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat