Forum qytetar për punësimin në Elbasan, Rama: Ajo që kemi bërë, prova se ne mund të bëjmë shtet

Shqipëria

Forum qytetar për punësimin në Elbasan, Rama: Ajo që kemi bërë, prova se ne mund të bëjmë shtet

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 14:53
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Librazhdit.

Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste është partia e vetme që mund të rrisë ekonominë e vendit.

“Po premtojnë ulje taksash, por pa rritur ekonominë, të gjitha të tjerat janë broçkulla. Vetëm Partia Socialiste mund ta rrisë ekonominë sepse është e vetmja forcë që ka vizion kombëtar për shqiptarët, një vizion europian për fëmijët tanë dhe program real për zhvillimin e vendit”, deklaroi Rama.

“Jam shumë i bindur që në 25 qershor, do të lihen në shtëpi flamujt e partive dhe në qendrat e votimit do të votohet kuqezi. Jam shumë i bindur që çdo prind demokrat do të votojë për të vazhduar të fuqizojmë arsimin për fëmijën e tij dhe jo për t’i gjetur Lulit një punë që nuk e bën dot”, shtoi kryeministri.

Më tej, Rama bëri edhe një premtim: “U them atyre që na kanë votuar në vitin 2013 se nuk kemi bërë sa duhet, por sa kemi mundur. Por, nëse na jepni fuqi të plotë, në 4 vitet e ardhshme do të bëjmë 4-fishin e atyre që kemi bërë në këto 44 muaj”.

“Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie”.

Rama tha se,  këto zgjedhje janë një moment historik për të vendosur nëse do të bëhet një shtet serioz me administratë serioze, apo një shtet partish me administratën të ndarë si tepsi.

Rama në Blesh: Na jepni fuqinë e ëndrrave tuaja dhe do të ndjeheni të respektuar në çdo zyrë të shtetit

Më pas Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim electoral në Belsh.

“Na jepni fuqinë të kemi timonin vetëm që të rrisim ekonominë, pagën, pensionet dhe në 4 vjet 440 milion dollarë t’i çojmë nga buxheti i shtetit në xhepin e pensionistëve që ata në fundviti të marrin e 100 mijë lekët e paketës së solidariteti, na jepni timonin që mos kemi ngadalësime, kthesa, pengesa, që mos shantazhohemi nga ata që thonë nuk vi në parlament të të jap votën po s’më dhe drejtorin e pyllit”, tha Rama.

“Na jepni fuqinë e ëndrrave tuaja dhe ju siguroj pas 4 vitesh do ndjeheni të respektuar në çdo zyrë të shtetit. Na jepni fuqinë e shpresës tuaj dhe ju siguroj 40% do rriten rrogat në mandatin e ardhshëm, Na jepni fuqinë e besimit tuaj dhe ju siguroj që prokurorë e gjykatës të korruptuar do i shikoni njëri pas tjetrit aty ku e kanë vendin”, përforcoi Rama nga Belshi.

Rama forum qytetar për punësimin në Elbasan: Ajo që kemi bërë, prova se ne mund të bëjmë shtet

Kryeministri Edi Rama duke folur në një forum qytetar në Elbasan për punësimin deklaroi se është shumë e rëndësishme të mos harrojmë se nga u nisëm për të ardhur deri këtu. Është shumë e rëndësishme të dimë se çfarë kemi kemi bërë për të ardhur deri këtu. Dhe ajo që bëmë është prova se ne mund ta bëjëm këtë vend, mund ta bëjmë shtetin që na duhet për të fuqizuar ekonominë kombëtare dhe për të fuqizuar ekonominë në familje”.

“Me anë të reformës në energji çliraum shtetin nga një gropë financiare në energji, kur shtetit i duhej të fuste 150 milionë dollar që thjesht të mos fikeshin dritat. Për 10 vjet bëjnë 1.5 miliardë dollarë. Imagjinoni me këto 1.5 miliardë dollarë çfarë do mund të ishin bërë në 10 vite. Do mund të bënim shkollat, spitalet, kopshtet që i duhen Shqipërisë”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat