Kreu i LSI-së paralajmëron një qëndrim të fortë për situatën politike. Ja ku do flasë

Shqipëria

Kreu i LSI-së paralajmëron një qëndrim të fortë për situatën politike. Ja ku do flasë

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 15:04
Petrit Vasili

Ndërsa fushata politike sa vjen e nxehet, sidomos kur dy forcat kryesore politike PS dhe PD-ja i kanë shfaqur hapur rezervat e tyre ndaj LSI-së, kryetari i kësaj force paralajmëron një qëndrim të fortë politik.

Sot në orën 17:30 ai do të jetë i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News 24 dhe siç thotë në një status në profilin e tij në Facebook, pritet të mbajë disa qëndrime të forta sa i përket situatës politike.

“Më ndiqni në 17:30 në News 24, “Kjo javë” me Nisida Tufën. Do të kem disa qëndrime të forta lidhur me situatën politike në vend”,- paralajmëron Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat