Basha në Dibër: Rama kishte 4 vite për të mbajtur premtimet, nuk u përpoq të punonte për to

Shqipëria

Basha në Dibër: Rama kishte 4 vite për të mbajtur premtimet, nuk u përpoq të punonte për to

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 17:52
Basha në Dibër

Sot paradite, në Maqellarë të Dibrës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me qytetarë, me të rinj, burra dhe gra e pensionistë.

Gjatë ecjes dhee takimeve, Basha bashkëbisedoi me banorët e zonës.

Kryetari i opozitës, theksoi në Dibër se: “Rama thotë që duhen edhe 4 vjet të tjera për ti realizuar premtimet e tij. E vërteta është se Rama as që u përpoq ta mbajë premtimin e tij për të hapur vende të reja pune, shëndetësi falas apo të rrisë pensionet. Ai kishte 4 vjet për të mbajtur premtimet e tij, por as që u përpoq të punonte për to”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat