Basha në 10 vjetorin e vizitës së Bushit në Tiranë: Kombi shqiptar, përjetë mirënjohës SHBA-së

Shqipëria

Basha në 10 vjetorin e vizitës së Bushit në Tiranë: Kombi shqiptar, përjetë mirënjohës SHBA-së

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 19:07
10 vjetori i vizitës së Bushit në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, përmes në deklarate për media të shtunën, është zotuar se në qeverisjen e tij do ta forcojë edhe më tepër bashkëpunimin dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA-në dhe presidentin Donad Trump.

Duke përkujtuar se para dhjetë vjetësh ishte takuar me presidentin e SHBA-së George Bush gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do të bëhej e pavarur dhe Shqipëria do të anëtarësohej në NATO, Basha ka thënë se kombi shqiptar i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Si kryeministër i Republikës së Re, unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Trump”, ka thënë Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat