Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur ditën sot duke u takuar me qytetarët e Tiranës në lagjet e tyre në Unazën e Madhe dhe në Kombinat.
Basha ka ndalur në trotuare dhe ka hyrë në lokale për të takuar njerëzit.
Në një çast ai është ndalur në një byrektore, ku e kanë ftuar të hajë byrek të shoqëruar me dhallë dhe Basha nuk i ka refuzuar.