Basha: Paratë e shtetit nuk do hidhen për palma

Shqipëria

Basha: Paratë e shtetit nuk do hidhen për palma

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 14:27
Lulzim Basha

Programin ekonomik të Partisë Demokratike lideri i kësaj partie e ka prezantuar për elektoratin e Burrelit. Në takim me tregtarë dhe biznesin e vogël, Basha dëgjoi ankesat e tyre ndërsa bëri të ditura planin për ulje taksash.

Basha: Ulje të taksave, subvencione për fermerët, sepse këtu kemi më shumë fermerë. Rritje konsumi që sjell rritje të kërkesës në treg, rritje të prodhimit, rritje të kreditimit dhe paratë e shtetit nuk do të hidhen  më për investime koti, për palma, do të hidhen për investime që ndihmojnë ekonominë.

Një plan konkret për shlyerjen e detyrimeve tatimore Basha prezantoi edhe për  biznesin e vogël.

Basha: Biznesi i vogël pullën këtu. 1.5% e xhiros, kombinim i të gjitha detyrimeve ndaj shtetit, lokal dhe qendror, maksimumi, tavani. Po të jeni poshtë tavanit, bravo ju qoftë, por sipër 1.5%-shit nuk keni për shkuar dot kurrë me detyrime. Kur të marrin frymë farmacisti, tregtari, kur të marrë frymë biznesi i vogël dhe në veçanti biznesi prodhues, atëherë fillon dhe rigjenerohet ekonomia. Qëllimi nuk do të jenë taksat dhe terrori, qëllimi do të jetë punësimi. Pullën këtu Agim, u gjet tatimor lokal apo qendror përtej pullës, do të thotë është vetëm për korrupsion. 

Teksa u takua me qytetarë dhe biznese, kryetar i PD Lulzim Basha shtrëngoi duart dhe shkëmbeu batuat me kryetarin e PS të Burrelit Hasan Pasha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat