Basha përqafohet me kreun e PS-së në Mat, ai i ngre dy gishtat

Shqipëria

Basha përqafohet me kreun e PS-së në Mat, ai i ngre dy gishtat

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 07:55
Lulzim Basha në Mat

Kohët po ndryshojnë. Kujt do t’ia merrte mendja se Edi Rama do bënte fushatë me dy gishtat lart, deri një muaj më parë? Por në paqe dhe dashuri për socialistët nuk mbetet pas as Lulzim Basha. Ai është fotografuar në Mat me kreun e PS-së së, Hasan Pasha dhe e ka përqafuar si të takonte një mik të vjetër.

Kjo është fushata më e çuditshme në këto 27 vjet. Rama dhe Basha këmbëngulin të shpërndajnë kudo mesazhin se demokratët dhe socialistët nuk janë më kundërshtarë.

Pas përqafimit të Bashës, Hasan Pasha ka ngritur dy gishtat lart. Mesazhi ka shkuar edhe në bazë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat