Rama: T’i japim fund sistemit të tepsisë

Shqipëria

Rama: T’i japim fund sistemit të tepsisë

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 08:45
Kryeministri shqiptar Edi Rama

Në komunikimin javor, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se është në dijeni të korrupsionit në zyrat e shtetit, që administrohen nga partitë e vogla.

“Sa prej jush paguajnë nën dorë, për të marrë patentën e makinës, apo thjesht për të kolauduar çdo vit makinën. Nëse doni të vazhdoni të paguani, madje gjithnjë e më shumë, jepjani votën partive që duan pushtetin për t’ju vjedhur sa herë që shfaqeni në derën e zyrave që ato pushtojnë pas zgjedhjeve, me votat tuaja”, tha Rama.

Por nëse shqiptarët nuk do i bësojnë timonin e qeverisë, Rama ka ktë përgjigje:

“Lejomëni sot t’jua them sinqerisht, fare troç. Nuk kam më asnjë motiv të rri në karrigen e kryeministrit, si deri më sot, duke pranuar që administrata e shtetit të vazhdojë të rrijë peng I partive. Duke pranuar që për të marrë votat për një reformë për të bërë shtet, të pranojmë shantazhet e listave të kërkesave të partive të koalicionit, për t’ju lëshuar drejtori në këmbim të votës e deri edhe vende pastruesesh nëpër institucion”, u shpreh Kryeministri.

Edhe në Roskovec, kreu i qeverisë kërkoi votat për një asministratë publike në shërbim të qytetarëve.

“Na jepni fuqinë tuaj, që ne me fuqinë e votës tuaj, të hapim përfundimisht kapitullin e transformimit rrënjësor të administratës shtetërore”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat