Inaugurohet rikonstruksioni i urës së Bunës, Rama: Investimet në Shkodër, shtysë reale për turizmin

Shqipëria

Inaugurohet rikonstruksioni i urës së Bunës, Rama: Investimet në Shkodër, shtysë reale për turizmin

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 12:22
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama inauguroi të hënën rikonstruksionin e urës së Bunës në Shkodër, një monument kulture i kategorisë së parë.

Në ceremoninë e përurimit, kryeministri foli dhe për investimet e tjera në qarkun më të madh verior të vendit, të cilat tha ai synojnë t’i japin një shtysë reale ekonomisë së turizmit.

“Sot, ura e Bunës, e cila u ndërtua qysh në vitin 1889 dhe ishte ishte katandisur më keq se në vitin 1818, është rindërtuar plotësisht. Kjo është një vepër me rëndësi të veçantë arkitekturore, që mban realisht histori të qytetërimit të Shkodrës dhe që e bëri të domosdoshme ndërhyrjen tonë emergjente në kushtet, kur ajo jo vetëm po degradonte përditë, por ishte në rrezik shembje”, tha Rama.

Është fatkeqësi, vijoi ai, që në vend që kryetarja e bashkisë, të dëgjonte zërin tonë dhe të pranonte ftesat e përsëritura që i bëmë, që ajo të ishte këtu prezente, kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, u krijua një debat idjot se pronë e kujt ishte ura dhe na doli që ky monument kaq i rëndësishëm për Shkodrën na qenka pronë e Ministrisë e Mbrojtjes, por kjo nuk është e vërtetë.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë foli për projektet që do të vijojnë në qarkun e Shkodrës, dhe që synojnë t’i japin një shtysë turizmit në këtë qark. Rama premtoi përfundimin brenda 18 muajsh të rrugës turistike Shkodër-Velipojë. Me përfundimin e kësaj rruge besoj se realizohet një nevoje e kahershme e gjithë banorëve të kësaj zone për te pasur një lidhje dinjitoze me plazhin dhe nga ana tjetër besoj se kjo do i jape një shtysë reale ekonomisë së turizmit, theksoi Rama.

Ne vijim, kryeministri u ndal tek rëndësia e çuarjes përpara të projekteve zhvillimore strategjike për Shkodrën dhe gjithë vendin.

Projekti qe flasim është që bregu i liqenit të Shkodrës deri në Shirokë të transformohet rrënjësisht dhe nga ura e deri poshtë të krijohet një akses krejt tjetër për te gjithë ata që jetojnë në Shkodër dhe e vizitojnë ate. Qysh nga viti 2005 liqenit iu dha një status i veçantë që e detyronte shtetin ta mbrojë këtë pasuri, por  ajo që ndodhi në tetë vitet e qeverisjes para nesh, ishte vetëm shkatërrim i kësaj pasurie, e cila ka sjellë jo pak përplasje diplomatike me Malin e Zi dhe për të cilat jemi ulur dhe kemi diskutuar  për ti lëne pas dhe për të parë përpara, nënvizoi Rama.

Ky projekt, sipas tij, do të rigjenerojë gjithë bregun perëndimor duke ndërhyrë në infrastrukturën publike dhe duke u bëre një nxitës real i zhvillimit të turizmit dhe i gjithë ekonomisë për këtë zone.
Rama theksoi rëndësinë e projekteve të rilindjes urbane, qe nga injorantët dhe për shkak të trashëgimisë shumë të rënduar që i mësoi të gjithë bashkëjetojnë me plehrat dhe me pluhurin,   konsiderohej thjesht si një çështje fasade.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat